Nisin diskutimet mes paleve per ceshtjet thelbesore
Shtetet e Bashkuara kane bere te ditur se udheheqesit izraelite dhe palestineze kane filluar diskutimet serioze per ceshtjet thelbesore te konfliktit midis dy popujve. Duke folur pas rifillimit te bisedimeve ne Egjipt i derguari amerikan George Mitchell tha se udheheqesit kishin perseritur synimin e tyre qe ti qaseshin negociatave me vullnet te mire. Objektivi yne i perbashket mbeten dy shtete per dy popuj dhe jemi te perkushtuar per nje zgjidhje te ketij konflikti qe zgjidh te gjitha ceshtjet me shtetin e izraelit dhe nje shtet sovran te pavarur e te qendrueshem te Palestines qe jetojne prane njeri-tjetrit ne paqe dhe siguri. Presidenti Abbas dhe Kryeministri Netanjahu vazhdojne te pajtohen se keto negociata qe kane si qellim zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve thelbesore mund te perfundojne brenda nje viti tha Mitchell. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila po merr pjese ne bisedime ka shprehur optimizem se mund te shenohet progres.
Bisedimet e fundit te paqes jane bere dy vjet me pare por u nderprene nga nisja e sulmit te hebrenjve ne Gaza qe shkaktoi nje kundershti shume te madhe te komunitetit nderkombetar. Tani te dyja palet po afrohen me shume frike se mos prishet situata dhe mos si zakonisht edhe kete here cdo bisedim perfundon pa frytet e duhura.