E Diel, 1 Nëntor 2026

Ana Vintur

Ana e panjohur e zonjes misterioze te modes

Eumlshte e njohur edhe per menyren e rregullt dhe tashme tradicionale te krehjes se saj me ate rregullsi qe nuk mund ta prishe asnje ere e forte. Zerin e ka harmonik me nje tingull here-here misterioz dhe me nje theks logjik qe e vendos ne fjalen e duhur ne fjali syte e ndrojtur dhe shpesh te fshehur pas syzeve te erreta si dhe nje buzeqeshje qe pervijohet gjithnje e me rralle.

Ana Vintur qe prej 22 vitesh eshte zonja e forte dhe lsquoe hekurt e modes nderkombetare lsquombreteresha qe me spektrin e saj sundon ne revisten me te famshme te modes ne bote ate qe ben rregullat e lojes dhe cakton lojtaret Vogue. Eumlshte nje grua e vleresuar e kundershtuar por mbi te gjitha eshte nje grua se ciles ia kane friken si ata me te cilet ajo punon ashtu edhe ata qe kane degjuar per te dhe punojne ne te njejten fushe ate te modes apo botimeve te saj. Te shumte jane ata qe e konsiderojne si zonjen me te fuqishme te Shteteve te Bashkuara. Po atehere Hillary Clinton Nensy Pelozi e Mishel Obama cfare mund te ishin Zakonisht sidomos ne vitet e fundit te pakte jane ata qe kane mundur tia shikojne syte. Ne te gjitha eventet ato te zakonshme dhe ato te jashtezakonshme e mondane ajo shfaqet me syze te erreta qe nuk lejojne depertimin e drites dhe shfaqjen e syve ne publik. Zakonisht neper sfilatat e medha te modes preferon qe te shohe permes ketyre syzeve dhe te heshte duke mbuluar keshtu te gjitha pasigurite komplekset problemet qe mund te kete me veten apo me te tjeret. Dhe ne kete menyre te heshtur ajo eshte edhe e gjithepushtetshme. Por eshte dikush qe ia ka dale mbane tia cele gojen kesaj gruaje qe eshte shnderruar ne nje lsquosfinks te modes dhe kjo perpjekje mund te konsiderohet nje sukses i vertete. Behet fjale per regjisorin R.J.Cutler qe madje ia ka dale mbane tia heqe edhe syzet dhe ta kuptoje kesisoj misterin qe fshihet pas erresires se tyre. Pas ketyre syve ai ka pare ne fakt ndryshe nga sa e ka pritur nje veshtrim deri diku miop e me nota embelsie. Numri i shtatorit eshte dokumentari qe regjisori ka pergatitur per zonjen e madhe te modes e cila me lsquothiken e saj te arte e ka ndare planetin ne njerez qe vishen firmato dhe ne njerez qe nuk vishen firmato.

Ky eshte filmi i dyte qe i dedikohet Anes pas atij artistik bazuar ne librin me te njejtin titull Djalli vishet me Prada. Por kete here kemi te bejme me nje film dokumentar qe tenton te zbuloje anen e panjohur jo vetem te zonjes misterioze Vintur por edhe boten e pasarelave te sfilatave dhe te modes se larte qe per shume njerez mbetet nje bote misterioze e bukur por e paprekshme. Eumlshte bota ne te cilen mbreteron e sigurt prej me se dy dhjetevjecaresh Ana Vintur. Fjalet qe ajo hedh ne revisten e saj priten gjithmone me nje ankth te madh nga te gjithe stilistet sepse lsquoPO-ja apo lsquoJO-ja e saj jane vendimtare per te ngritur ose permbysur perandori per te ngritur ose permbysur supermodele dhe modele karriera dhe jete njerezish. Ne fakt eshte nje film qe sapo ka ardhur ne Europe pas shfaqjes ne Shtetet e Bashkuara nje vit me pare dhe ndarjes se disa cmimeve ne festivalet nderkombetare te filmit dokumentar si ate te Sundance. Xhirimet e tij jane bere ne vitin 2007 kur kontinenti amerikan ishte ende i shpenguar dhe teresisht i dhene pas shpenzimeve te shfrenuara e konsumizmit te shkalles se larte. Kriza ekonomike nuk do te vononte dhe njerezit perfshi edhe ata te industrise se modes ishin duke gezuar lsquoverberish ditet e fundit te nje stili jetese qe tashme e kane lene pas. Thuhet se kriza rrezikoi edhe pozicionin e Ana Vintur ne krye te revistes e cila ka shume te ngjare qe te kete tentuar ta zevendesoje me nje zonje me te re dhe pa shume salltanete harxhime limuzinash dhe jete te shtrenjte. Duket se pikerisht frika e zevendesimit beri qe lsquodjallezorja te na shfrytezonte situaten dhe duke leshuar pe ne rastin e dokumentarit te fitonte edhe njehere nje perqendrim vemendjeje te njerezve te botes se modes dhe te parase. Ajo me siguri qe ka pasur planet e veta qe ta perdorte kete dokumentar si nje mjet reklamimi te punes dhe personit te saj por ne nje rast te tille kur ishte ne veshtiresi i eshte dashur njeherazi edhe te zbuloje disa nga anet e saj te panjohura si shpagim per reklamimin shume te cmuar dhe ne nje kohe te veshtire. Keshtu per te filluar ajo i dha leje regjisorit qe te xhironte lirshem per 8 muaj rresht ne redaksi nderkohe qe rreth saj sklleverit e revistes te lodhur dhe ndonjehere edhe ne humor te keq jane duke u marre me pergatitjet e numrit te shtatorit qe eshte edhe numri me i lavdishem i vitit per revisten. Eumlshte numri ne te cilin thuajse te gjitha shtepite me te fuqishme te modes se larte boterore bejne reklamat e tyre dhe sjellin te rejat e fundit per koleksionin e vjeshtes dhe te dimrit. Dhe numri i shtatorit te vitit 2007 eshte nje numer qe do te mbahet mend gjate sepse ishte sforcoja e fundit e botes se modes per te vazhduar ruajtjen e standardeve te dhjetevjecarit te fundit ne nje bote qe po rrokullisej me shpejtesi drejt krizes falimentimeve dhe borxheve te medha. Dhe ne kete krize edhe industria e modes vuajti dhe po vuan shume. Ky numer ka plot 840 faqe nder te cilat 727 jane vetem reklama. Imagjinojeni vete fitimin e jashtezakonshem te revistes. Pjesa me e made e shtepive te modes qe reklamojne ne keto faqe jane italiane. Ne ate numer ne faqen kryesore ishte fotoja intriguese e aktores bionde britanike Siena Miller e veshur me nje fustan te Mario Testinos. Eumlshte nje foto e gjitha e punuar me kompjuter per te mos lene asnje njolle apo parregullsi ne lekuren e aktores. Jane foto qe tashme denohen ne opinionin publik per menyren me te cilen synojne te denatyralizojne femren duke vene ne pah se pari nje realitet perfekt qe nuk ekziston dhe se dyti duke krijuar situata depresive te femrat qe duan te jene perfekte si dicka qe nuk ekziston. Pikerisht ai numer arriti qe te shiste 9 milione kopje dhe sot nese dikush kerkon qe ta kete ne internet mund ta gjeje per 100 euro. Edhe dokumentari mban titullin Numri i shtatorit dhe eshte xhiruar me nje kendveshtrim te hapur dashamires kurioz dhe ironik per brendine e misterit te botes se modes se larte kesaj bote te mbyllur dhe mbi te gjitha te modes magjike dhe te veshtire te revistes Vogue.

Eumlshte nje tentative per te rrefyer nje histori qe eshte here dramatike here zbavitese here intriguese dhe here gazmore. Eumlshte nje portret i revistes Ana Vintur dhe nje tjeter dame te madhe te kesaj perandorie. Ajo eshte Grace Coddington drejtoresha artistike e revistes nje ish-modele e viteve lsquo60 me nje trup te gjate dhe elegant me floke te kuqe dhe fytyre te skalitur eshte ajo qe qendron prej vitesh ne krahun e djathte te Vintur dhe i jep revistes stilin dhe shkelqimin qe e ka bere shume te famshme dhe te shitur ne te gjithe boten. Ajo eshte i vetmi person qe guxon jo vetem ta kundershtoje Vintur-in por dhe te debatoje dhe tia hedhe poshte nje propozim. Por jane gjithmone gjera qe ndodhin pas dyerve te mbyllura dhe askush nuk do te thote me siguri se cila eshte marredhenia reale mes tyre. Vetem se dihet mire qe Grace eshte nje njeri shume i rendesishem pa te cilin Vintur nuk do te ishte ajo qe eshte dhe mbi te gjitha nuk do ta kishte jeten e gjate ne kete reviste. Te punosh per kete reviste eshte sfilitese sepse te dyja grate dhe vecanerisht ajo qe zyrtarisht jep aprovimin nuk kenaqen kurre me rezultatet e punes dhe ato qe pergatisin materialet duhet te punojne ne nje menyre intensive e shpesh sfilitese. Me pas vijne modelet qe mbushin faqet e brendshme te cilat shpesh jane te tensionuara kur kane shtuar ndonje gram ne peshe dhe kane humbur paksa format perfekte. Nje verejte per shendetin e tyre per to eshte nje denim me vdekje. Por zakonisht ajo nuk flet me fjale. Ajo mjaftohet me veshtrime dhe ato jane shume te rrepta madje me te rrepta sa edhe vete fjalet. Ndaj ato qe punojne me Anen e dine se si ti deshifrojne keto veshtrime. Me pas filmi spostohet edhe neper ateliete e modes se larte te shtepive te famshme te Parisit Milanos Berlinit ne ate bote te mbushur me kepuce e veshje te shtrenjta ku qarkullojne vajza qe u ngjajne shtojzovalleve gjysme transparente.

Dokumentari arrin ne fund nje qellim ne dukje te veshtire dhe te pamundur te beje njerezore dhe te prekshme Anen. Ajo rrefen per babain e saj gjithashtu gazetar i cili ka qene drejtor i gazetes Evening Standard dhe qe ishte personi i pare dhe i rendesishem qe e futi ne udhen e gazetarise. Ishte ai qe i pati thene se gazetaret jane shtylla kurrizore e nje meduze. Me pas shfaqet me te bijen e saj Bee e cila e sfidon te emen duke percmuar cdo gje qe ka te beje me moden e larte. E tregon Anen te vetmuar teper te vetmuar ne limuzine saj te zeze teksa shkon nga nje eveniment te tjetri Anen qe mundohet tu shmanget gazetareve qe i versulen per ti bere 1000 pyetje edhe pse e dine se nuk do te marrin kurre pergjigje prej saj apo kur pi krejtesisht ne vetmi kapucinon e saj te preferuar qe thone se eshte i vetmi ushqim me te cilin mban veten gjalle duke tentuar gjithmone qe te qendroje ne maksimum elegante.

Por mbi te gjitha jepet Ana si nje punetore e palodhur teresisht e dedikuar me mish dhe me shpirt ndaj asaj qe ben ndaj asaj qe kerkon te arrije me cdo kusht me cdo cmim dhe ne menyre te vazhdueshme prej 22 vitesh. Ne pune ajo luan shume me veshtrime. Nuk e ngre kurre zerin ka pak fjale dhe komunikon shume shkurt me te gjithe. Eumlshte ne shume pak raste dhe zakonisht ruan nje pamje te qete qe hera-heres prishet nga ndonje shenje nervozizmi por kurre lodhjeje. Nderkohe ne Shtetet e Bashkuara sapo ka dale ne treg numri i shtatorit te vitit 2010 dhe e kuptojme se kane kaluar 3 vjet nga numri i lavdishem i vitit 2007. Revista ka me pak faqe me pak reklama. Disa nga firmat e medha nderkombetare te modes nuk ekzistojne me ndersa te tjerat paraqiten ne nje menyre shume me modeste dhe te kushtezuar. Por ne kopertine vazhdon qe te qendroje nje aktore shume e bukur edhe kete here e punuar teresisht ne kompjuter si figure por behet fjale per nje aktore me ngjyre. Modelja e fundit qe ka pozuar per revisten ne kopertine ka qene Naomi Campell ne vitin 1989 e cila qe ne ate kohe ishte figura me e famshme e pasarelave. Kete here eshte radha e Hale Berit veshur me nje kostum te modes se larte amerikane si per te reklamuar prodhimet e vendit i cili se bashku me revisten po kalon tashme nje periudhe shume te veshtire.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›