E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër hiqet imuniteti, PS vendos për votën

Vendimi u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, drejtuar nga kryetari i grupit, Gramoz Ruçi.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila zgjati pak minuta, ku u vendos që në tre javët e ardhshme të përfshihet edhe miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, i cili kërkon shumicë të cilësuar votash në Parlament, çka kërkon edhe votën pro të deputetëve të opozitës.

Gjatë ditës së nesërme, seanca parlamentare zhvillohet jashtë radhe, por u vendos që të miratohej heqja e imunitetit, duke qenë se ky ligj është një nga kritereve e vendosura nga Bashkimi Evropian. Gjatë ditës së nesërme, pritet të zhvillohet edhe një takim me dy kryetarëve të grupeve parlamentare, përkatësisht demokrati Astrit Patozi dhe socialisti, Gramoz Ruçi. /Start/

                                                                                             2012-09-17 13:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›