Brazil ish-guerilsja qe mund te behet Presidente
Ajo eshte nje ish-luftetare guerilase organizata e se ciles dikur arriti qe te vidhte 2.5 milione dollare nga nje banke e Sao Paulos. Gjate viteve 70 eshte burgosur dhe torturuar nga nje sere diktatoresh qe kane qeverisur Brazilin ne vitet 70 dhe madje ajo eshte cilesuar edhe si Zhan Dark e Brazilit. E megjithate kjo grua me nje te kaluar te tille me emrin Dilma Rousseff eshte ne rrugen per tu shnderruar ne Presidenten e pare femer te Brazilit vendit me ekonomine qe ka shenuar rritjen me te madhe ne te gjithe kontinentin. Fushata e saj zgjedhore ka bere per vete nje numer te madh votuesish te cilet mund tia japin fitoren e kandidates qe ne raundin e pare pa qene nevoja per organizimin e nje raundi te dyte zgjedhor. E nese ajo do tia dale do te jete nje mrekulli per 62-vjecaren qe nuk ka qene zgjedhur me pare ne asnje post politik dhe ka qene e panjohur per 192 milione banoret e Brazilit deri pak muaj me pare. Luiz Injacio da Silva Presidenti per te dyten here rresht i Brazilit qe eshte edhe me popullori ne te gjithe historine e vendit nuk ka mundesi qe te kandidoje per here te trete por ai i ka dhene gjithe mbeshtetjen e tij zonjes Rousseff ish-keshilltares se tij politike. Madje me shaka ai thote se per ta kandiduar i duhet qe te ndryshoje emrin dhe ta beje Dilma Rousseff. Lula vete 64 vjec ka gezuar nje numer rekord mbeshtetesish ne zgjedhjet e meparshme me nje shumice prej 805 votuesish nje perqindje kjo shume e larte. Gjate viteve te presidences se tij Brazili ka perjetuar dhe po perjeton nje bum te jashtezakonshem ekonomik dhe vendi eshte perfshire nga nje vale optimizmi dhe energjie. Nese zgjedhjet presidenciale do te mbaheshin sot sipas sondazheve te fundit Rousseff do te merrte menjehere 50 te votave dhe do te dilte para rivalit te saj Jose Serra ish-minister i Shendetesise. Suksesi i saj i jashtezakonshem qendron kryesisht te merita e menyres se si eshte reklamuar si nje nga personat me te afert te Presidentit aktual pra pjese e skuadres se suksesshme te drejtimit te deritanishem te vendit. Ideja eshte qe kjo grua u eshte paraqitur njerezve si linja e vazhdimesise se politikes se deritanishme te Lules cka eshte edhe ajo qe njerezit duan me shume. Por ngritja e saj ka qene e menjehershme dhe shume e fuqishme. Vetem pak kohe me pare askush nuk e ka ditur se cila ishte kjo grua por sapo moren vesh se eshte kandidatja e mbeshtetur nga Lula vendosen qe te beheshin me te pavaresisht te shkuares qe ka. Fushata e saj eshte mbeshtetur dhe ndihmuar nga donatore te cilet kane derdhur shuma te medha parash me te medha se ato te derdhura per te gjithe kundershtaret e saj te marre se bashku. Dhe kjo ka bere qe edhe reklamimi i saj te jete i shkelqyer dhe nga nje grua teknokrate e marre me shkrese dhe letra te shnderrohet ne imazhin e nenes se vendit. Nderkohe mbeshtetesit e saj e keshilluan qe te behej shume me njerezore per njerezit duke rrefyer historite e saj personale si perballimi i kancerit apo fakti i te qenet gjyshe. Dhe vete ajo eshte shprehur se do te doje qe ta drejtoje kete vend me kujdesin e nje nene dhe me perkushtimin qe nje nene ka ndaj femijes se saj. Per dike qe ka qene anetare e grupeve te ashpra marksiste qe kane marre pjese ne rrezimin e disa qeverive ky ndryshim eshte jashtezakonisht i madh. Ajo vete eshte bija e disa emigranteve bullgare te shtreses se mesme. Qe heret u ndergjegjesua se bota nuk eshte nje vend per debutantet ndaj vendosi qe te zgjidhte edhe rruget me te veshtira. Ishte 16 vjece kur Brazili ra viktime e nje grushti shteti ne vitin 1964 dhe ajo si shume te tjere u fut ne boten e opozites ilegale. Ne politiken marksiste e futi njeriu qe do te behej bashkeshorti i saj i pare dhe qe nga ai moment ajo u be pjese e grupeve guerilase qe kishin si mision shembjen e qeverise. Madje ne nje pike te jetes se saj pikerisht e akuzuar per permbysjen e qeverise ajo kaloi tre vjet ne burg. Pas rivendosjes se demokracise solli ne jete nje vajze Paulen tani 33 vjece me profesion juriste por me bashkeshortin e saj te dyte Carlos Araujo nje lider revolucionar qe kishte takuar Ce Guevaren dhe Fidel Castron. Ajo u trajnua si ekonomiste dhe hyri ne sherbimin publik te te majteve. Ne vitin 2001 e divorcuar serish ajo u bashkua me partine e Lules dhe pervoja e guximi i saj e impresionuan shume Presidentin e ri te vendit. Kesisoj iu besua vendi i ministres se Energjetikes ne vitin 2005 para se te behej shefja e Presidentit nje vit me pas.
Tashme me nje siguri ne fitoren e saj e vetmja pengese serioze qe ka perpara eshte Jose Serra 68 vjec lider i partise me te madhe opozitare te Brazilit. Por edhe ai nuk ka shanse qe tia kaloje kandidates se Lules per nga shkelqimi dhe mbeshtetja qe gezon. Megjithate ka edhe nga ata qe e shohin ardhjen e saj ne Presidence si nje shenje te keqe. Per ta ajo do te jete nje grua qe do te censuroje median do te emeroje ne postet kyce njerezit e saj dhe do te shnderrohet ne nje kopje te Cavezit te Venezueles.