E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moikom Zeqo sjell Kuajt e Swiftit ne Zenit

Ekspozita

Per Moikom Zeqon piktura ka qene nje hobi i kahershem. Prej vitesh i eshte kushtuar asaj njesoj si edhe fushave te tjera me te cilat eshte bere i njohur per publikun. 63 pikturat e ekspozuara ne galerine Zenit ne Tirane sjellin per publikun veprat e autorit te cilat nisin qysh prej vitit 1970 e deri ne ditet e sotme. Te punuara ne pastel ato vijne nen titullin Kuajt e Swiftit dhe sjellin per shikuesin pasazhe te jetes se perditshme dhe kompozime te figurave mitologjike. Nudo portrete shkrimtaresh e mbi te gjitha kuajt jane ata qe zene pjesen me te madhe te kesaj ekspozite e qe e perfaqesojne ate. Shqetesimi im i vetem ka qene te sjell mbi te gjitha nje ekspozite me stil te vecante te abstraguar e metaforik dhe jo nje ekspozite me stil te thjeshte pasqyrues tha piktori autodidakt Moikom Zeqo. Sipas tij metafore kryesore e kesaj ekspozite jane pikerisht kuajt nje motiv qe Zeqo e ka marre nga libri Udhetimet e Guliverit i Xhonatan Swiftit nje veper qe ai e vlereson si nje nga me emblematiket e njerezimit e shkruar nga nje shkrimtar gjenial dhe i paperseritshem. Zeqo tregon se perzgjedhja e veprave eshte bere nga Krenar Zejon kurator i ekspozites i cili ne te njejten kohe se bashku me autorin kane zgjedhur edhe titullin e saj. Sipas Zejnos titulli ka shume rendesi. Eumlshte pikerisht ai qe parapergatit shikuesin drejt asaj qe do te kete brenda. Nje titull i nje ekspozite arti apo titulli i nje libri ne eren moderne kane edhe pergjegjesine te paranjoftojne e pergatisin qysh zefilli mbi lidhje vektore forcash kuptimesie copa perfytyrimi e imazhi dhe elemente domethenese te vepres qe ben te shfaqet para syve apo per tu lexuar ose kundruar shkruan ne konceptin e tij kuratorial Zejno. Piktura e Zeqos ka lindur nga studimi i librave te shumte mbi artin boteror dhe ate shqiptar. Ai eshte edhe autor i Historise se Artit per shkollat e mesme dhe tre librave per ikonografin e njohur shqiptar Onufri Onufri Mes Laokontit dhe Krishtit dhe Bota e krijuar nga Onufri. Pas kesaj ekspozite Moikom Zeqo lajmeron se shume shpejt do te cele nje tjeter ekspozite kesaj here me bojera vaji.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›