E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin patrullimet e përbashkëta policore

Krerët e Policisë Rrugore, përkatësisht ai i Kosovës Sheremet Ahmeti dhe ai i Shqipërisë Vullnet Topalli, kanë përcaktuar në Morin, pikat se si do të funksionojnë patrullimet e përbashkëta.

Këto patrullime do të jenë të fokusuara kryesisht në rrugët kombëtare që të çojnë drejt bregdetit, ku edhe do të jetë fluksi më i madh i udhëtarëve.

Patrullimet do të vazhdojnë më shumë se dy muaj dhe kjo tashmë është marrëveshja që nënshkruhet për të tretin vit radhazi nga policitë e të dy shteteve. Patrullimet do të vazhdojnë për gjatë 24 orëve me qëllim shmangien e aksidenteve. /Start/

                                                                                             2012-07-01 11:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›