Korrupsioni në provimet e maturës, si zhvillohej skena

Mësueset u merrnin nga 150 deri në 250 mijë lekë të vjetra maturantëve në këmbim të përgjigjeve të sakta të testeve.
Njëra prej mësueseve, ajo e Fizkulturës, kryente ndërmjetësin midis nxënësve dhe tre meseve të tjera. Më pas, tre mësueset që shpërndanin testet nëpër klasa, vendosnin përgjigje të lehta gati të padukshme për nxënësit, duke ua bërë atyre thuajse gati provimin. Skena ishte përdorur edhe në provimet e viteve të shkuara.
Policia ka marrë në pyetje edhe maturantë, të cilët kanë pranuar se kishin paguar para. Nga hetimet e kryera rezulton se shumë prej nxënësve që kishin përfituar në këtë mënyrë, gjatë viteve të shkollës nuk kishin mesatare të lartë, ndërsa në provime merrnin thuajse pikë maksimale.
Ndërkohë, për rastin reagoi sot edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka përshëndetur aksionin e policisë, por ka shtuar se veprimi i katër mësueseve nuk e cenon procesin në tërësi. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, tha se mësueset nuk ishin e procesit të administrimit të pyetjeve. Ai bëri me dije se rezultatet e provimit me zgjedhje do të publikohen më 15 korrik. /S.Ll/Start/
2012-07-01 13:49