E Martë, 3 Nëntor 2026

Nisin përgatitjet për shpërndarjen e testeve shkollore

Shpërndarja e tekseve shkollore do të nisi më 1 shtator, njofton Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Proçesi do të organizohet nepërmjet një grafiku gjatë oreve të paradites dhe pasdites në mënyrë që të evitohen rradhët e gjata në institucionet arsimore.

Grafiku do të përcaktojë klasat dhe oraret për të cilat do të bëhet tërheqja e librave.

Këtë vit përveç nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta e të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja ti dorëzojnë në fund të vitit. 

Ndërsa nxënësit nga klasa e 4 në të 9,  do t’u shpërndahen tekse në përdorim, të cilat në fund të vitit do të dorëzohen për t’u përdoruar nga brezi pasardhës.

Përveç prindërve që do ti drejtohen shkollave për të përfituar falas paketën e librave nuk mungojnë edhe nga ata që preferojnë ti blejnë të reja tekstet për fëmijet.

Në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët pas 10 ditësh do të mund ti tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e shpërndarjes. Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9- vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.

Gazetare Keti Toroveci

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›