E Martë, 3 Nëntor 2026

Pelegrinazh në Malin e Shenjtë të Tomorit, Kryegjyshi Botëror u drejtohet besimtarëve bektashinj

Mijëra besimtarë bektashi kanë nisur pelegrinazhin e tyre të përvitshëm në Malin e Shenjtë të Tomorit.

Në dy ditët e para të këtij pelegrinazhi, që do të zgjasë deri më 25 gusht, raportohet për një numër të lartë besimtarësh që kanë kryer ritualin e lutjeve, ndezjes së qirinjve apo edhe flijimit të kurbaneve.

Ajo që vihet re këtë vit është numri i lartë i besimtarëve të huaj që kryejnë pelegrinazhin. Përveç aspektit fetar, ngjitja dhe qëndrimi në Malin e Shenjtë po trajtohet edhe si një organizim kulturor, me aktivitete dhe koncerte, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë.

Për mbarëvajtjen dhe parandalimin e trafikut policia ka angazhuar afro 100 efektivë që janë shpërndarë për të patrulluar në të gjithë aksin rrugor Çorovode-Kulmak.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›