E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin protestat e opozites

Kanë nisur protestat e simpatizantëve të PS-së në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Në Vlorë protestuesit janë nisur nga Sheshi i Flamurit drejt Urës së Mifolit, ndërkohë që në Fier dhjetra qytetarë po ecin nga qendra e qytetit deri tek ura e Mbrostarit.

Në Krujë qytetarët kanë bllokuar dy krahët e autostradës Tiranë-Shkodër dhe policia po orienton drejtuesit e mjeteve në dy degëzime të tjera.

Në Korçë protestuesit kanë bllokuar rrugën që lidh këtë qytet me Pogradecin, ndërsa në Elbasan protestuesit janë nisur nga dalja e qytetit në drejtim të Librazhdit.

Protestuesit në Gjirokastër kanë bllokuar aksin rrugor drejt Tepelenës, ndërsa në Sarandë mbështetësit e PS-së kanë bllokuar urën e Gajdarit.

Në krye të këtyre protestave janë drejtuesit e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›