E Diel, 1 Nëntor 2026

Butler: Rezultati i zgjedhjeve sipas ligjit

Zëdhënësja e Komisionerit Fyle, Natasha Butler, thekson se KE-ja po vëzhgon nga afër Shqipërinë.

“Pikë së pari, më lini të qartësoj se nuk ka patur asnjë lloj mosangazhimi në lidhje me Shqipërinë. Përkundrazi, Komisioni Evropian, komisioneri Stefan Fyle dhe Presidenti Baroso po vëzhgojnë nga shumë afër situatën aktuale që prej zhvillimit të zgjedhjeve më 8 Maj”, theksoi ajo, duke reaguar për anulimin e vizitës së Barrosos në Tiranë.

Duke folur për rastin e zgjedhjeve, Butler, shprehet se “në veçanti, ashtu siç e kemi përsëritur, Komisioneri Stefan Fyle e tha edhe në Parlament disa muaj më parë, se në 12 kriteret kyçe që u përcaktuan në Opinionin e vitit të kaluar për Shqipërinë, kriteri kyç i zbatimit të të gjitha masave, të të gjitha standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të procesit zgjedhor është një punë që duhet të bëhet nga vetë Shqipëria”.

“Pra, në këtë kuadër, në mënyrë që standardet evropiane të përmbushen është kyçe që Komisioni Qendror Zgjedhor të luajë rolin e tij duke garantuar respektimin e kuadrit ligjor dhe në veçanti, transparencën e procesit. Ne të gjithë kemi kthyer një sy tashmë drejt transparencës së procesit. Roli i KQZ-së në veçanti është që të kthehet në rolin kyç që është ai i institucionit të pavarur në këtë proces. Ka një rol kyç për të luajtur prandaj po e vëzhgojmë nga shumë afër”, nënvizoi ajo.

Ajo shtoi se procesi duhet të zhvillohet pa ndërhyrjen politike dhe se nuk mund të ketë dy rezultate përveç se duke zbatuar normat ligjore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-20 14:54
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›