E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Partitë të respektojnë institucionet

“Partitë politike duhet të respektojnë institucionet e pavarura, pasi shteti i së drejtës, shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën”, ka thënë Topi gjatë bisedës, duke folur për situatën paszgjedhore.

Gjithashtu, kreu i shtetit vuri në dukje se edhe OSBE/ODHIR-i, në prag të nxjerrjes së raportit të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 8 majit, duhet të vazhdojë të japë kontributin dhe ndihmesën e saj të vyer në zgjidhjen ligjore e institucionale të situatës si dhe në përmirësimin e Kodit Zgjedhor aktual.

Nga ana e tij, Stounstrit ndau të njëjtin mendim me Presidentin Topi se shprehja e maturisë, e ruajtjes së qetësisë dhe zbatimit me rigorozitet i ligjeve në fuqi e Kodit Zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë duke shtuar se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-20 12:26
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›