E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Politika të respektojë procesin zgjedhor

Në një deklaratë, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon thekson se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që nga zgjedhjet e 8 majit. 

Ai nënvizon se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë. Ndihmës Sekretari Gordon thekson rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek popullata dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni.

“Politikanët shqiptarë” – shkruan më tej Ndihmës Sekretari i Shtetit në deklaratën e tij – “duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë process”.  Gordon shprehet se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor”. /Start/Voa/

                                                                                             2011-05-20 09:59
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›