E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i alarmit shmang grabitjen e argjendarisë

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës pranë “21 Dhjetorit”, në kryeqytet, rreth orës 15:00, ku një shtetas tentoi të grabiste.

Grabitësi nuk ka arritur të marrë asgjë sepse zonja që ndodhej në argjendari i kishte rënë menjëherë alarmit, gjë që e ka trembur grabitësin dhe ka bërë që ai të largohet me vrap pa arritur të marrë asgjë dhe pa shkaktuar asnjë të lënduar. Policia, tashmë në vendngjarje, kanë nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin. /Start/

                                                                                             2012-08-27 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›