E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisin punimet e tunelit të Llogarasë, Rama: Shkurton kohën e udhëtimit dhe sjell zhvillim për vendin!

Nisi sot puna në kantierin e ri për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. I pranishëm në nisjen e punimeve në kantierin e ri, kryeministri Edi Rama tha se tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës si edhe sjell zhvillim për vendin .”Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e  zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi  një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut. Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu duke afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur”, tha zoti Rama.

Kjo vepër infrastrukturore parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta. Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar një Konsorciumi turk, dhe kostoja e tunelit është llogaritur 140 milin euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›