"Ligjet e miratuara, nje kontribut per biznesin"
Kryeministri Berisha eshte shprehur ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD se ligjet e miratuara ne Kuvend, kane garantuar nje klime pozitive ndaj biznesit. "Ne kete mbledhje une dua te theksoj se reformat, reformat dhe vetem reformat jane "alpha" dhe "omega" e veprimtarise dhe programit tone. Qeveria dhe ju me ligjet qe keni votuar javen e kaluar ne Parlament keni sjelle nje kontribut te madh, ne menyre te vecante ne permiresimin e klimes se biznesit", tha Berisha. Sipas tij, "ishte nje arritje e madhe vendosja e parimit "heshtja eshte miratim" per TVSH-ne per biznesin, si dhe nje seri ligjesh te tjera, ne te cilat mbrohet biznesi nga rendimet e pamerituara te autoriteteve shteterore".