E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin punimet për rikonstruktimin e sheshit "Skënderbej"

Kanë nisur sot punimet për rikonstruktimin e sheshit "Skënderbej".
Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në fillimet e punimeve në sheshin "Skënderbej". Në fjalën e tij kryebashkiaku Rama pasi kërkoi bashkëpunim dhe mbështetjen nga qytetarët e Tiranës për këtë projekt që ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm theksoi se bashkia ka ambicie për ta kthyer këtë shesh jo vetëm në jehonën e historisë por edhe si pasqyrë e një shekulli të ri. Sipas tij projekti është mjaft i ndërlikuar pasi do të ketë infrastrukturë nëntokësore të papërdorura ndonjëherë në Shqipëri dhe do të ketë shatërvane ku uji që do të përdoret nuk do të jetë i pijshën po nga shiu që do ta grumbullojë vetë sheshi. 'Ky do te jetë një shesh i qytetarëve pa makina dhe e rrethuar me një kurorë të gjelbër duke e kthyer në një oaz për të gjithë ata që duan të jenë në qendër të Tiranës por edhe larg makinave" theksoi Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›