E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 13 vjetori i tragjedisë së Otrantos

Familjarë dhe të afërm të viktimave të tragjedisë së Otrantos, ndodhur në 28 marsin e 13 viteve më parë, përkujtuan sot ngjarjen e hidhur në një ceremoni modeste në Vlorë ku hodhën buqeta me lule në det dhe mbajtjën një minutë heshjtje në nder dhe në lutje për shqiptarët që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë.
Më 28 mars 1997, 120 persona, kryesisht nga Vlora, u nisën me anijen ushtarake shqiptare "Kater i Radës" në drejtim të Italisë me ëndërrën për një jetë më të mirë.
Pasi anija hyri në ujërat e kanalit të Otrantos, siç pretendohet pjesë e territorit Italian, anija e marinës së vendit fqinj, "Sibilla" goditi mjetin ku ndodheshin 120 shqiptarët dhe pasojat ishin tragjike.
Më shumë se 80 shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë, vdiqën. Rreth 30 trupa të pa jetë nuk u gjetën kurrë ndërsa 52 kufoma u nxorën nga deti dhe iu nënshtruan procedurave hetimore të identifikimit në nëntor 1997, muaj pas tragjedisë.
Hetimet për këtë ngjarje, nga më të rëndat për Shqipërinë, asnjëherë nuk sqaruan urdhërdhënësin që kishte nxitur anijen italiane të godiste mjetin shqiptar me 120 persona në bord.
Kapiteni i anijes italiane mori një dënim simbolik në Itali me tri vite burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›