Nisin sot aplikimet per masterat part-time, kriteret Luljeta Ndoka
Duke filluar nga dita e sotme, e deri ne fillim te nentorit, te gjithe te interesuarit per te kryer studimet e ciklit te dyte, me kohe te pjesshme, kane mundesi qe te aplikojne duke dorezuar dosjen me dokumente. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bene me dije se aplikimet do te nisin nga ora 08:00 e dites se sotme, e per te vijuar per tre jave me radhe. Nga te gjithe ata qe aplikojne do te kene mundesi te perfitojne plot 4665 studente te sapodiplomuar, numer qe perkon me kuotat e miratuara nga qeveria per studimet "Master profesional", me kohe te pjesshme per vitin e ri akademik 2012-2013. Kriteret, qe ne fakt i vendosin vete fakultetet, kane te bejne kryesisht me noten mesatare, nese kerkesa eshte me e madhe se oferta. Vendimi i Keshillit te Ministrave u jep nje rendesi te vecante kategorive te caktuara sociale, por edhe studenteve nga trojet shqiptare, jashte kufijve te Shqiperise. Keshtu, kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit "Master profesional", me kohe te pjesshme, per kandidatet brenda territorit te vendit jane 4 075, per shqiptaret jashte kufijve, jane parashikuar 200 kuota, per transferimin e studimeve jane parashikuar 100 kuota, por kete vlere kuote do te kene edhe masterat per programe te dyta studimi. Nderkaq, per shtetasit e huaj jane parashikuar 50 kuota, per personat qe nuk shikojne 20 kuota, per romet dhe ballkano - egjiptianet 20 kuota, si dhe per ish te perndjekurit politike, jane miratuar 100 kuota per "Master profesional" me kohe te pjesshme, ose sic njihet rendom, part-time. Sipas vendimit, kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte "Master profesional", te cilat ndahen ndermjet kandidateve shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit nga: Republika e Kosoves, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, jane te shperndara sipas degeve te ndryshme ne menyre te detajuar. Kandidatet nga Republika e Kosoves, nga Republika e Maqedonise, nga Republika e Malit te Zi dhe nga Prefektura e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes aplikojne direkt ne institucionet publike te arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise. Rishperndarja e kuotave te paplotesuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, duke marre parasysh edhe kerkesat e IAL-ve publike. Kuotat e pranimit per shtetasit e huaj, qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise, ne ciklin e dyte te studimeve "Master profesional", me kohe te pjesshme, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, sipas marreveshjeve dy - apo shumepaleshe ndermjet vendeve. Sa u perket kuotave per kategori te ndryshme sociale, ato shperndahen ne baze te listes se miratuar nga shoqatat kombetare perkatese, qe i perfaqesojne. Cdo program studimi i ciklit te dyte "Master profesional", me kohe te pjesshme, funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2012 - 2013, ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente. Ndersa institucionet publike te arsimit te larte percaktojne kriteret e pranimit te kandidateve dhe i bejne publike paraprakisht. Pagesa e tarifes behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte. Studentet, te cilet nuk e kane perfunduar ende programin perkates, pas perfundimit te kohezgjatjes normale te programit te studimit, paguajne vetem tarifen per kredite e lendeve te prapambetura.
Perjashtimi
Cilat kategori perfitojne reduktim te tarifes se shkollimit
Kandidatet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte, "Master profesional", me kohe te pjesshme, ne institucionet publike te arsimit te larte, ne vitin akademik 2012 - 2013, dhe qe u perkasin shtresave sociale, si: persona qe nuk shikojne dhe nuk degjojne, invalide, invalide te punes dhe femijet e tyre, paraplegjike dhe tetraplegjike, femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit, femije rome, ballkano - egjiptiane apo femije te policeve dhe ushtarakeve e rene per shkak te detyres, si dhe te ish te perndjekurve politike, paguajne nje kuote, ne masen 50 per qind te tarifes se shkollimit. Shtetasit e huaj, qe do te vazhdojne studimet e ciklit te dyte "Master profesional", me kohe te pjesshme, ne institucionet publike te arsimit te larte, i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare, me perjashtim te rasteve kur me marreveshje ndershteterore eshte parashikuar ndryshe.
Si shperndahen kuotat sipas vendimit te qeverise:
Per kandidatet brenda territorit te vendit 4075
Per kandidatet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit 200
Kuotat per transferimin e studimeve 100
Kuotat per program te dyte studimi 100
Kuota per shtetas te huaj 50
Kuotat per personat qe nuk shikojne 20
Kuotat per Romet dhe Ballkano-Egjiptianet 20
Kuotat per Ish te Perndjekurit Politike 100