E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Orikum, familja Sinanaliaj: Toka është e jona

Konflikteti në Orikum për pronën ka sjellë edhe reagimin e parë të një prej pjestarëve të familjes Sinanaliaj. Kështu Gerti Sinanaliaj ka dal ditën e shtunë në në një konferencë për shtyp ku ka sqaraur me fakte dhe dokumenta pronën e trashëguar dhe të njohur nga shteti. Familja Sinanaliaj e cila është pronare e truallit deklaron se ka bërë një transaksion të rregullt të pronës duke ja shituar atë një firme private e cila do të ndërtojë një kopleks ndërtesash në breg të detit, për të cilën është siguruar dhe një leje nga bashkia e Orikumit, por siguron që prona është e tyre dhe nuk është e shitur.
Ndërkohë që disa ditë më parë banorë të Orikumit protestuan duke u përplasur dhunshëm edhe me foract e rendit që ishin në mbrojtje të kompanive që po ndërtonin. Por çështja tashmë ka kaluar në duart e prokurorisë Vlorë, pas padisë që familja Sinanaliaj dorëzoi pas incidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›