E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin stacionet e para të autobusëve SMART në bashkinë Elbasan

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ka vendosur tashmë 30 stacione autobusi të teknologjisë SMART, duke sjellë një standard të ri modern në shërbimet e transportit publik.

Këto stacione ofrojnë komoditet, informim të saktë dhe zgjidhje inovative, duke e bërë pritjen e autobusit një eksperiencë më të lehtë dhe më efikase për qytetarët.

Stacionet SMART janë të pajisura me orar fiks dhe informacion në kohë reale, që u lejon qytetarëve të ndjekin me saktësi mbërritjen e autobusëve.

Wi-Fi falas dhe pika karikimi për telefonat, për të garantuar qëndrimin komod gjatë pritjes.
Panele diellore, që e bëjnë këtë investim plotësisht eko-miqësor dhe në përputhje me vizionin “Elbasan – Qytet i Gjelbër”.

Faza e parë ka nisur në linjën Fushëmbret – Ura e Lizës, ndërsa bashkia Elbasan vijon punën për shtrirjen e kësaj teknologjie në të gjitha linjat e transportit publik.

Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, për të rritur komoditetin e qytetarëve.

1 nga 4

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›