E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma 2012 ore kunder urrejtjes shkon ne Shqiperi

Dy zyrtare te larta amerikane vijuan sot ne Tirane turin e tyre europian per nismen 2012 ore kunder urrejtjes. E derguara e posacme e SHBA per antisemitizmin Hannah Rosenthal dhe perfaqesuesja e posacme e SHBA prane komuniteteve muslimane Farah Pandith zhvilluan takime ne Shqiperi me perfaqesues te qeverise grupe fetare studente dhe organizata joqeveritare per te sjelle fushaten e tyre kunder fanatizmit dhe urrejtjes.

Ato diskutuan me studente te Universitetit te Tiranes dhe shkollave fetare mbi larmine dhe harmonine fetare duke i ftuar ata qe te behet pjese e nismes 2012 ore kunder urrejtjes.

Bukuria e fushates 2012 ore kunder urrejtjes eshte qe cdo ore dhe cdo person mund te sjelle ndryshimin qe kerkohet - thote zonja Rosenthal ne takimin me nxenesit e nje shkolle fetare. Une jam femija i nje personi qe i mbijetoi Holokaustit. Per fat te keq familja ime nuk jetoi ato vite ne shqiperi ku shqiptaret ruajten te gjithe hebrenjte qe jane strehuar ketu. Ju ruajtet cdo hebre dhe kjo nuk mund te thuhet per asnje vend tjeter ne bote - tha ajo.

Nisma 2012 ore kunder urretjes u kerkon te rinjve anembane botes qe te bejne dicka per te ndaluar urrejtjen dhe te bejne dicka per dike qe jeton lutet dhe ka pamje te ndryshme nga ata. Dikush na tregoi traditen shqiptare nuk ka rendesi nese ata jane musliman kristian hebre me shume se sa fakti qe ata jane shqiptare. Ky eshte nje mesazh i jashtezakonshem qe shqiptaret i dergojne botes - tha Farah Pandith perfaqesuesja e posacme e SHBA prane komuniteteve muslimane. Zeri juaj ka vlere. Menyra se si ju jetoni jeten tuaj ka rendesi dhe ndikon ne komunitetin tuaj dhe me gjere ne bote. Tregoni historine tuaj se si shpetuat te gjithe hebrenjte tregoni se si ne vendin ka shume martesa te perzjera. Te rinjte duhen degjuar me shume mendimet e tyre vlejne dhe ata mund ta sjellin ndryshimin - u tha ajo te rinjve ne takim.

Rosental dhe Pandi ishin me pare ne Londer dhe Athine per te ftuar njerezit ne fushaten e tyre europiane kunder urrejtjes dhe per te rritur respektin midis kulturave feve traditave dhe shtresave shoqerore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›