E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet ne veri kunder cdo perpjekjeje per vendosjen e autoritetit te Kosoves

Ne vendkalimin kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Jarine ne komunen e Leposaviqit ne veri autoritetet e sigurise kane hapur mundesine e levizjes se njerezve dhe makinave. Por vendkalimi shfrytezohet shume pak nga banoret lokal serb qe shfrytezojne rruge alternative per kalimin e kufirit. Nje nga perfaqesuesit e serbeve ne veriun e Kosoves Kerstimir Pantic tha se edhe me tej serbet ne zone nuk pranojne asnje nga institucionet e Prishtines.

Ne nuk duam dhe ne referendumin e 14 dhe 15 shkurtit kemi thene se nuk duam te kemi institucione shqiptare ne veri nuk duam te jemi kosovar por serbe me shtetesi serbe dhe nuk duam qe dikush me dhune te na detyroje te pranojme nje shtet qe nuk e njohim tha Kerstimir Pantic.

Rruget ne zone vazhdojne te mbahen te bllokuara dhe ndonese numri i barrikadave te ngritura ne korrik te vitit te kaluar eshte me i vogel ato vazhdojne te qendrojne ne disa pjese te vendit ndersa grupe serbesh bejne roje per te penguar cdo levizje te autoriteteve te Prishtines apo edhe per te kontrolluar levizjet e  EULEX-it. Rruge dytesore jane hapur perreth vendkalimeve kufitare dhe neper to levizin kryesisht makina me mallra qe nuk lejohen ne vendkalimet zyrtare.

Perfaqesuesit e serbeve ne veri thone se jane shqetesuar nga paralajmerimet e EULEX-it se ata mund te perdorin dokumentet e leshuara nga autoritetet e Serbise deri ne muajin qershor ndersa me pastaj duhet te pajisen me dokumente te Kosoves

Perfaqesuesi i Keshillit Kombetar serb Nebojsha Jovic thote se veprimet e tilla mund te tensionojne situaten edhe ashtu te ndere ne veri.

Per shkak te aksioneve problematike te diteve te fundit qofte te KFOR-it dhe EULEX-it kam frike se situata mund te shkallezoje tha Nebojsha Jovic.

Zyrtare te EULEX-it thane se ceshtja e dokumenteve eshte pjese e marreveshjes per levizjen e lire e cila ishte arritur ndermjet Prishtines dhe Beogradit ne korrik te vitit te kaluar ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Por Kerstimir Pantic thote se marreveshja nuk ka te beje me serbet ne veri...

Ne kemi degjuar nga negociatori yne Borisllav Stefanovic se kjo nuk eshte pjese e marreveshjes se arritur ne Bruksel dhe ajo pjese e marreveshjes nuk ka te beje me veriun e Kosoves dhe as me dy vendkalimet kufitare ne veri tha ai.

Ndersa Nebojsha Jovic kritikon ashper shefin e delegacionit te Serbise i cili sipas tij nuk gezon me mbeshtetjen e serbeve ne veri.

Tash kemi nje situate qe Borisllav Stefanovic thote se eshte arritur nje marreveshje ndersa KFOR-i EULEX-i dhe pala shqiptare thone se eshte arritur nje tjeter. Fatkeqesisht ne pjesen me te madhe del se KFOR-i EULEX-i dhe pala shqiptare kane te drejte tha Neboksha Jovic.

Ne veri nuk njihen e as nuk pranohen institucionet e Kosoves e rrjedhimisht as dokumentet e leshuara prej tyre. Ne ate zone nuk mund te levizet me tabela regjistrimi te Kosoves por vetem me ato serbe apo edhe fare pa tabela.

Perfaqesuesit serbe presin qe Beogradi te shpalle mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe ne Kosove si kusht per mbijetesen e institucioneve serbe.

Mendoj se edhe kete radhe zgjedhjet lokale duhet te mbahen sepse ne te kunderten kjo do te thoshte se qeveria e Republikes se Serbise po heq dore nga Kosova si pjese e territorit te saj tha Kerstimir Pantic.

Paralajmerimet se Beogradi mund te organizoje zgjedhjet lokale edhe ne zonat e banuara me shumice serbe ne Kosove kane nxitur reagime te Prishtines por edhe diplomateve perendimore. Qeveria e Kosoves vlereson se ato zgjedhje jane te paligjshme ndersa i ben thirrje komunitetit nderkombetare te ushtroje trysni mbi Beogradin per te hequr dore nga synimet e tilla.

Bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise qe filluan nje vit me pare ishte thene se mund te shtendosin gjendjen ne veri por rezultatet e tyre ne kete zone jane te paverejtshme.

Sapo kalon ne pjesen veriore e vetmja gje qe le te kuptohet se ajo zone eshte pjese e teresise tokesore te Kosoves eshte levizja e herepashershme e makinave te forcave te NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›