E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e Berishës për votimin e emigrantëve, Rama: Propozim në hava, e bllokoi për 8 vite

Propozim në hava. Kështu e ka cilësuar ftesën e kryeministrit Berisha për të negociuar për mundësinë e votimit të emigrantëve, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në një reagim të shkurtër në rrjetin social Twitter, Rama akuzon Berishën se një projekt të tillë e ka kundërshtuar për 8 vite rresht qeverisje.

“Çfarë paniku prej verës së vetmisë së madhe! Propozim në hava për votën e emigrantëve kur e kundërshtoi tetë vjet rresht! Koha për të ikur” shkruan Rama.

Më herët, nga Librazhdi Berisha e ftoi Kryesocialistin të negociojë të Hënën mundësinë për tu dhënë të drejtën emigrantëve të ushtrojnë vullnetin e votës. Kryeministri garantoi se qeveria e tij merr përsipër të mundësojë teknologjinë më moderne për realizimin e këtij proçesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›