Nisma e PS, mblidhet më 6 shtator Këshilli i Legjislacionit

Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare ka miratuar me konsensus kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.
Në mbledhjen e cila është drejtuar nga kryeparlamentarja Topalli është vendosur që Këshilli i Legjislacionit të mblidhet në datën 6 shtator për të shqyrtuar nismën e PS-se për ndryshimet kushtetuese.
Mbledhja vjen vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, që starton punën ditën e hënë më 3 shtator. Konferenca e kryetarëve ka vendosur sot që seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar të zhvillohet pikërisht ditën e hënë në orën 11:00.