E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e PS-së, sot mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve mblidhen sot për të diskutuar nismën e propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Kuvendit thekson se: “Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bazuar në Rregulloren e Kuvendit thërret Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për t’u mbledhur të martë ora 18:30 në seancën e dytë të shqyrtimit të iniciativës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese.” Gjithashtu, parlamenti njofton se të mërkurën në orën 09:30, do të thirren në një seancë dëgjimore edhe grupet e interesit.
 

Më 6 shtator, mazhoranca shtyu me dy javë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Në mbledhjen e shkuar anëtarët e maxhorancës votuan propozimin për të marrë më shumë kohë që ta studiojnë nismën e PS-së.
Por, kryeministri Berisha kërkoi dje, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, që të afrohet data e shqyrtimit të ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Partia Socialiste, për të cilat, tha ai, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë.
 

Ai kërkoi që të bëhet gjithçka është e mundur për të afruar datën e votimit në Parlament të heqjes së imunitet me qëllim që gjithçka të kryet brenda shtatorit.
 

"Unë e mirëpres këtë vendim të tyre. Le të bëhen dëgjimet. Meqenëse shtatori është një afat kritik për vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë do t`u lutesha që të bëjnë gjithcka për të afruar në përputhje me rregullat, datën e votimit në parlament të heqjes së imunitetit dhe ligjeve të propozuara nga Partia Socialiste. Nëse kjo procedurë do kompletohej brenda afatit kohor për të cilin po bëhet fjalë ky do ishte lajmi më i mirë që do t`i dërgomim partnerëve tanë kudo në botë. Në rast se votohet kjo është një arritje e madhe. Pa asnjë lloj konotacioni partiak. Është një arritje e Shqipërisë. Përndryshe opsioni tjetër mbetet gjithnjë plotësisht i mundshëm ”deklaroi Berisha duke iu referuar referendumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›