E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dedikuar "shqiptarëve" të Zvicrës

Kjo është fanella e përgatitur nga tifozët kuqezi për ndeshjen kundër Zvicrës sot në Luzernë. Fanella ka si adresë pikërisht pesë futbollistët kosovarë që kanë zgjedhur të luajnë me Zvicrën.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri, janë në qendër të shtypit zvicerian këto ditë. Përballja me Shqipërinë ditën e sotme është e veçantë për shqiptarët që veshin fanelën e përfaqësueses helvete, pasi ata do të jenë përballë skuadrës që përfaqëson kombin e tyre.

Në tekst të bluzës, tifozat u kujtojnë futbollistëve që të mos harrojnë faktin se janë shqiptarë. Futbollistët besohet se nuk do të jenë të qetë nga nervat gjatë lojës.

Valon Behrami është ai që i druhet më shumë kësaj sfide, duke qenë se mesfushori është kërkuar me ngulm nga Shqipëria në vitin 2004, por zgjodhi të luante me Zvicrën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›