Nismat e suksesshme të Rovenës

Këngëtarja Rovena Stefa ka publikuar videoklipin e këngës me titull “Hajde ti”, realizuar në duet me këngëtarin Elton Kadrijaj.
Ky videoklip është prodhim i video produksionit të Rovenës, emërtuar “Te Rovi”, që është e para kompani e audio/video produksionit e cila është investim i një këngëtareje shqiptare.
Vetëm tre ditë pas publikimit në You Tube , kënga ka arritur shifrën prej afro 20 mijë klikimesh.
/>
Edhe këtë herë Rovena është treguar e suksesshme në nismat e saj, duke përfshirë edhe mbrojtjen e imazhit.
Lidhur me çështjen gjyqësore të saj kundër emisionit "Thumb" në Shqipëri, avokati i Rovenës, Aurel Celibashi ka bërë të ditur për Indeksonline, se data e parë e gjyqit është shpallur 10 prilli.
Rovena kishte vendosutr të hedhë në gjyq Aulonën dhe Fatmën, të cilat realizojnë emisionin “Thumb” në kanalin e internetit “You Tube”.
“Nuk do të ndalem deri sa t’i dënoj njerëzit që po mundohen të ulin imazhin tim të punës. Tani do të hedhë në gjyq edhe Aulonën dhe miken e saj Fatmën të cilat po shfrytëzojnë artistët për emisione të ndryshme duke i fyer, për një qëllim, vetëm për shkak për tu bërë të famshme. Në fakt ato kanë gjetur këtë rrugë për të arritur famën e tyre, por tani do të dërgohen para ligjit”, kishte deklaruar Stefa. /Indeksonline/