Rikthehet Afërdita

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Afërdita ka vazhduar qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u marrë me angazhimet e saj në botën e modes.
Dreshaj, e cila konsiderohet si një ndër vajzat më interesante të botës së bukurisë në hapësirën shqiptare, kohën e fundit është shkëputur nga muzika, për t'iu përkushtuar modelizmit.
Modelja, që ka prezentuar Kosovën në spektaklin e bukurisë "Miss Universe", po merr pjesë në sesione fotografimi dhe sfilata për shtëpinë e modës Tarik Ediz.
Ajo i është rikthyer edhe faqes së fansave në rrjetin social Facebook, të cilin ka bërë të ditur se do ta menaxhojë vetë ajo:
“Faleminderit shumë të gjithë ju që më vlereësoni dhe jam shumë e gëzuar që kam në Fanpage tim 242,849 like! Ju falënderoj shumë! Ky fanpage tani do mbahet vetëm personalisht nga ana ime dhe më vjen mirë që do jemi në kontakt për çdo pyetje që jeni të interesuar”, ka shkruar Dreshaj. /Indeksonline/