Nismat rajonale, Kosova heq dorë nga Republika
PRISHTINE- Kosova dhe Serbia do të arrijnë edhe një marrëveshje në fillim të shkurtit. Lehtësuesi i dialogut teknik Cooper ka përgatitur edhe perfundimin që do të percaktoje mënyrën se si Kosova do të prezantohet në nisma rajonale pa u penguar nga Serbia.
Marrëveshja për të cilën palët do të takohen për t’u pajtuar në fillim të shkurtit, do të shënojë një kompromis të dhimbshëm.
Qeveria e Kosovës është pajtuar që në rajon të prezantohet pa Republikë. Serbia, ndonëse me shumë kundërshtime, ka pranuar që në emrin me të cilin do të përfaqësohet Kosova të mos figurojë Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka pranuar në një bisedë për Kohën Ditore se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë.