E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisme ankandi per "gropen e sherrit"

Toka ne qender te Tiranes, per te cilen u konfliktuan disa dite me radhe qeveria dhe bashkia e Tiranes, nuk do te jete edhe per shume kohe mjedisi i gjelber qe inauguroi te marten ministri Sokol Olldashi.

Ajo do te shitet ne ankand nga qeveria, me qellim kompensimin financiar te ish-pronareve. Lajmi u be i ditur ne mbledhjen e qeverise nga kryeministri Sali Berisha, sipas te cilit me pare duhen bere disa nderhyrje ne legjislacion.

Kryeministri iu referua nje ligji te 94-es, i cili nuk e lejon qeverine te shese prone publike, pervecse me vendim qeverie dhe per qellime te caktuar. Tek keto qellime do te perfshihet kompensimi i ish-pronareve.
 
“Ketu nuk jane ne loje shuma te vogla, por te pakten 110 milione euro. Qeveria nuk do te inkasoje per buxhetin e vet as edhe nje qindarke, te gjitha do shkojne ne fondin e  kompensimit te pronareve. Ndoshta edhe ligj i vecante per shitjen e tyre me ankand dhe do kompensojme pronaret. Fondi do kaloje i teri per kompensimin e pronareve”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha beri nje historik qe nga viti 1932 per te treguar se toka ne qender te Tiranes ishte prone publike dhe pas shpronesimit nga mbreti Zog, nuk i perket askujt tjeter vecse shtetit.

“Fallsifikatoret duhet te marrin ate qe meritojne dhe ata qe mbrojne fallsifikimin.Do te bashkerendoni veprimtarine dhe zemra e Tiranes, qe si pa gje te keq, si lukuni, donin ta merrnin me nje firme te nje njeriu te papergjshem”, u shpreh Berisha.

Ne mbledhjen e radhes, qeveria ka miratuar edhe disa vendime qe i hapin rruge, me nisjen e vitit te ardhshem, regjistrimit te pergjithshem te popullsise dhe pronave te tyre ne te gjithe vendin, duke krijuar keshtu edhe fondin perfundimtar dixhital te pronesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›