Dhuna ndaj Bazes, gazetare e qytetare ne proteste

”Perderisa nuk kapet agresori, atehere shteti eshte agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetem, por edhe ndaj gjithe kolegeve te tij”, u shpreh botuesi Ylli Rakipi.
Me teper se dhune ndaj nje personi Shoqatat e Gazetareve e cilesojne ate si censure mediatike ushtruar nga kryeministri Berisha .
”Sot kemi vetem nje agresor, qe eshte kryeministri Berisha, i cili e ka treguar cdo gje me fakte”, u shpreh Filip Cakuli, drejtues i ”Fiks Fare” ne Top Channel.
Te pranishem ne kete proteste emra nga me te njohur te gazetarise ne vend deklarojne se nuk do te lejojne askend te cenoje fjalen e lire por t’i japin asaj pushtetin qe meriton .
Protesta e shoqatave te gazetareve u mbeshtet edhe nga qyetare te thjeshte te cilet ne fund te protestes leshuan kepuce drejt selise se kryeministrise, si simbol i peruljes se qeverise para kembeve te nje biznesmeni, si Rezart Taci.