Hetimi ndaj ARMO-s, Braçe: Çfarë bëri prokuroria në një vit
Deputeti i PS-së Erion Braçe kujtoi sot se një vit më parë prokuroria kishte hapur një proces për shitjen e kompaisë ARMO. Nisur nga kjo ai i kërkoi publikisht organit të akuzës të bënte publik konkluzionet e këtij hetimi.
"Parlamenti u detyrua me dhunë të votonte për të ratifikuar një kontratë që materializonte një proces nën hetim. Për një vit, askush nuk dëgjoi më për këtë hetim edhe pse shumë fakte të rënda dolën në dritë. Sot, ne duam të dimë: Ç'ka ndodhur me këtë hetim! Sot, ne duam të dimë: Cilat kanë qenë veprimet hetimore që janë kryer! Sot, ne duam të dimë: Cilat janë dokumentat që jane administruar si prova" theksoi Braçe. Ai gjithashtu shtoi se kërkon nga prokuroria të bëjë publike se deri ku kanë shkuar hetime dhe nësë kanë përfshirë ato gjithë operacionin, nga procedurat e garës, shpallja e fituesit, negocimi i kontratës, kontrata, pagesa dhe transferimi i pronës.