E Diel, 1 Nëntor 2026

Nismë parlamentare që përcakton procedurat si shqyrtohen dekretetet e Presidentit të Republikës

Nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, u shpreh dje në një prononcim për mediat, se parlamenti po përcakton procedurat përkatëse në mënyrë që të mos përsëritet më situata e krijuar me rrëzimin e dekreteve të Presidentit. Sipas tij, “Presidenti është vënë në lëvizje për të ushtruar funksionin e tij, duke marrë në konsideratë atë që ndodhi, ndërkohë që edhe parlamenti po vepron në mënyrë që të përcaktohen procedurat që të mos ndodhemi më në një situatë të tillë”. Nënkryetari Beja informoi se si deputet ka depozituar të premten në Kuvend propozimin me shkrim për ndryshimin e rregullores, duke theksuar se “kjo është rregullore vetëm për Kuvendin dhe jo për Presidentin”.”Rregullorja përcakton procedurat për parlamentin dhe mënyrën se si do të veprohet për të realizuar atë që Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar me vendimin e saj lidhur me këtë çështje. Pra, procedurat për të realizuar mënyrën më të mirë që përzgjedhja e kandidaturave të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të përcaktuara me ligj të jenë sa më të sakta, sa më transparente dhe t’i shërbejnë sa më mirë qëllimit të tyre”- shpjegoi zoti Beja. Duke nënvizuar se presidenti i ka të përcaktuara funksionet e tij në Kushtetutë, ai tha se për çdo kandidaturë që futet në një procedurë votimi deputetët edhe publiku duhet të binden se kemi të bëjmë me kandidaturën më të mirë për këtë post që është caktuar. Nga ana e saj Partia Socialiste me anë të kryetares së grupit parlamentar, Valentina Leskaj, tha se selia rozë ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë dhe nuk është e angazhuar për një ligj organik për presidentin .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›