E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nisme per ndarjen e re territoriale"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria ishte e pergatitur per te bere nje ndarje te re territoriale ne vend, por kjo natyrisht do te kerkonte edhe konsensusin e opozites. "Ne jemi te vendosur te ndermarrim nje hap tjeter perfundimtar ne ndarjen territoriale te vendit, reforme e cila natyrisht kerkon konsensusin, por te gjitha forcat kryesore politike te vendit jane te bindura se duhet te bashkepunojne per kompletimin e kesaj reforme ne nje kohe sa me te shkurter", deklaroi kryeministri Berisha. Teksa ka kembengulur se eshte shume e domosdoshme nje reforme e tille. Nje deklarate te tille, kryeministri Berisha e beri, teksa mori pjese dje ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Rrjetit te Shoqatave te Autoriteteve vendore te Evropes Juglindore (NALAS), e organizuar nga Shoqata e Bashkive te Shqiperise. Kreu i qeverise tha se procesi i decentralizimit perben edhe nje nga kushtet kryesore per konsolidimin e demokracise dhe ky proces ka qene ne vemendjen e qeverise, e cila e ka thelluar me kalimin e viteve. Kryetari i ekzekutivit nenvizoi faktin se gjate ketyre viteve, qeveria qe ai drejton ka katerfishuar grandin e dhene per bashkite dhe komunat ne vend. Dhe per vitin 2009 ai do jete 25 miliarde leke, nderkohe qe ka kerkuar konsensusin e opozites per decentralizimin fiskal. Sipas Berishes, qellimi eshte qe ne vitet qe vijne, ne te mund te rrisim ne menyre progresive te ardhurat buxhetore te qeverive vendore. Po keshtu kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia eshte shume e hapur dhe e gatshme te bashkepunoje me te gjitha qeverite e vendeve rajonale ne interesin me te mire te ruajtjes, zhvillimit, dhe shfrytezimit te pasurive potenciale dhe rajonale.

PS: Ok ndarjes, por pas zgjedhjeve

Partia Socialiste vlereson se realizimi i reformes territoriale eshte urgjente, por duhet te kryet me nje konsensus te gjere. Deputeti socialist, Blendi Klosi tha dje per gazeten "KJ" se eshte e veshtire qe reforma territoriale te mund te realizohet para zgjedhjeve parlamentare 2009, po eshte shume e rendesishme dhe per te duhet te nise puna sa me pare. "Ështe nje nga reformat kryesore dhe duhet diskutuar gjeresisht me konsensus politik. Ka qene dhe nje nga kerkesat paresore te selise roze, ne kohen kur u ulem ne bisedime per procedurat e zgjedhjes se Presidentit te Republikes", tha Klosi, duke komentuar deklaraten e kryeministrit Berisha per nismen e ndarjes se re territoriale.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›