E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat, rritje me 5 grade pasditen e sotme

Temperaturat ne vlerat ekstreme te ajrit do te rriten me rreth 5 grade Celsius gjate dites se sotme. Nga rryma te ftohta veriore, territori do te perfshihet nga rrymat e ngrohta dhe te lageshta mesdhetare, te cilat do te rrisin ne menyre te shpejte temperaturat, me disa grade me shume, sesa ato qe po perjetojme. Ajo qe vlen te theksohet eshte se java e re do te jete shume e paqendrueshme dhe do te karakterizohet nga luhatjet e shpeshta e te shpejta te temperaturave. Pavaresisht uljeve dhe ngritjeve te temperaturave, parashikohet se reshjet do te jene te pandashme, ne gjithe keto dite. Sipas shefes se zyres se parashikimit te motit, "Meteoalb" Tanja Porja, edhe diten pasardhese nuk pritet te kete ndonje ndryshim te madh. Nderkaq, pritet qe te enjten ne mengjes te ndihet serish i ftohti me temperatura rreth 6 grade me te uleta. Sipas specialistes Porja, te premten pritet nje tjeter renie me rreth 2 grade. Por, per te gjithe ata qe nuk e durojne dot te ftohtin, ne fundjave pritet nje rritje e lehte temperaturash me rreth 2 grade Celsius. Nderkaq, dita e djeshme do te mbahet mend si dita me e ftohte e regjistruar deri me tani. Sa i perket reshjeve, gjate dites se sotme do te dominojne vranesirat, por fillimisht te dobeta. Prandaj reshjet priten kryesisht pasdite dhe gjate nates, te cilat do te jene intensive.

Paradoksi

Megjithese do te kemi rritje te temperaturave ne vlerat ekstreme te ajrit, reshjet do te vazhdojne te jene te pranishme. Edhe ne kohen kur nuk do te kete te tilla, pothuaj gjithe territorin e vendit tone, do ta karakterizoje moti me vranesira dhe kthjellime te perkohshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›