E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i mbrojtjes ligjore, deklarata e plote

Avokati mbrojtes i ministri Basha, reagoi mbreme lidhur me thirrjen e klientit te tij si i pandehur ne Prokurori. Me poshte lexoni deklaraten e plote per mediat:

"Sot me date 24 nentor 2008 une Avokat Zef Nikaj u njoha nepermjet klientit tim z. Lulzim Basha me nje shkrese te dates 24 nentor 2008 te nenshkruar nga Prokurori i Pergjithshem i Republikes Znj. Ina Rama bashkelidhur se ciles gjendej fletethirrje po e dates 24 nentor 2008 nenshkruar nga prokurori Arben Kraja.

Sipas fletethirrjes njoftohet klienti im Z. Lulzim Basha te paraqitet ne daten 27 nentor 2008 ne Prokurorine e Pergjithshme. Kjo paraqitje sipas fletethirrjes duhet te behet per t'u njohur me Aktin e Njoftimit te Akuzes dhe per t'u marre ne pyetje ne cilesine e te pandehurit.

Keto dy shkresa si avokat mbrojtes i vleresoj si shkelje flagrante te ligjit per keto arsye:

Me Vendim te dates 18 nentor 2008 Gjykata e Shkalles se Pare- Tirane ka vendosur te pranoje kerkesen per anulim te vendimit per zgjatjen e afatit te hetimeve per procedimin penal nr. 1 te vitit 2007. Sipas ketij vendimi, i marre ne baze te nenit 325 te Kodit te procedures penale, dhe bazuar ne nenin 325 pika 3 te Kodit te procedures penale... "hetimet nuk mund te vazhdojne...". Pra, pas dates 06-11-2008 nuk mund te kryhet asnje veprim hetimor per llogari te kesaj ceshtjeje, perndryshe cdo veprim eshte absolutisht i pavlefshem dhe i paperdorshem.

Ështe shkelur neni 34 i Kodit te procedures penale ne piken 1 te tij sipas te cilit ne rastet kur behet nje njoftim i tille se bashku me aktin e leterthirrjes, duhet te te behet e ditur edhe akti i akuzes konkrete, ne te cilin duhet te tregohen .." te dhena te mjaftueshme per marrjen si te pandehur.". Pra duhet te tregohen prova dhe fakte ne ngarkim te personit te cilit duhet t'i atribuohet akuza dhe te tregohet dispozita penale konkrete, me qellim per te vendosur te pandehurin ne kushtet e mbrojtjes ligjore. Kjo leterthirrje nuk eshte shoqeruar me asnje dokument te tille c'ka perben nje shkelje te rende ligjore.

Ne permbajtjen e leterthirrjes klientit tim i kerkohet qe:

Te paraqitet ne prokurori ne date 27-11-2008 ora 14, si dhe kerkohet te pyetet ne cilesine e te pandehurit.

Te dyja keto kerkesa te Prokurorise se Pergjithshme si organ qe hetoi ceshtjen konkrete jane shkelje ligjore, sepse, klienti im ne cilesine e personit nen hetim nuk mund te detyrohet te paraqitet ne prokurori, per te kryer ndonje veprim procedural, pervecse, kur ai e sheh te arsyeshme, qe me deshire te kryeje dicka te tille.

Po keshtu edhe kerkesa e prokurorise per te realizuar pyetjen e klientit tim ne cilesine e te pandehurit eshte teresisht ne shkelje flagrante ligjore sepse ky eshte nje veprim i paster dhe klasik hetimor i cili i ndalohet prokurorise sipas Vendimit te dates 18 nentor 2008 te Gjykates se Shkalles se Pare - Tirane.

Leterthirrja qe i eshte komunikuar klientit tim mbart edhe nje shkelje ligjore tjeter te rende, pasi sipas nenit 34 te Kodit te procedures penale, nje njoftim i nje akuze eventuale duhet domosdoshmerish t'i komunikohej edhe mbrojtesit te tij, me qellim garantimin e se drejtes se mbrojtjes. Ne kete rast une si avokat mbrojtes nuk kam marre asnje njoftim zyrtar.

Te gjitha keto akte dhe veprime procedurale jane absolutisht te pavlefshme ne kuptim te nenit 128 dhe te paperdorshme ne baze te nenit 151 pika 4 te kodit te procedures penale.

Ne thelb keto veprime ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje proces te rregullt ligjor.

Shperfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit te Gjykates demonstron qarte prapavijen e paster dhe prapaskenat politike te trajtimit te kesaj ceshtje dhe perdorimin si nje mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme.

Per te gjitha keto veprime arbitrare ne kundershtim te hapur dhe flagrant me ligjin dhe Kushtetuten do te ndjekim rrugen ligjore nga ana jone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›