I ftohti, Tirana 5 ore pa drita
Pavaresisht premtimeve se dimri i sivjetshem nuk do te kete kufizime te energjise elektrike, qytetaret e Tiranes gjate ketyre diteve te ftohta po vuajne te pakten 5 ore ne dite, mungesen e furnizimit me energji. Sipas te dhenave te KESH-it gjate ketyre dy diteve te fundit, eshte rritur ndjeshem konsumi i energjise elektrike, per shkak edhe te uljes se temperaturave.
Kufizimet
Prej disa ditesh Operatori i Sistemit te Shperndarjes kishte paralajmeruar se deri ne date 22 nentor do te kishte kufizime per shkak te remonteve, por e njejta situate ka vazhduar edhe dje ne daten 24 nentor. Prej ores 8 te mengjes dhe deri pas ores 13:00 me teper se gjysma e qytetit te Tiranes ka vuajtur dje nderprerjet e energjise elektrike, per te cilat nuk dihet ende se sa do te vazhdojne. Por pervec ketyre nderprerjeve edhe gjate oreve te pikut, ka pasur kufizime per shkak te mbingarkeses se rrjetit. Keto nderprerje te njepasnjeshme qe zgjasin deri ne 10 minuta, kane ndodhur kryesisht rreth ores 17:00, cka do te thote se pavaresisht remonteve qe po behen situata nuk eshte shume optimiste. Sipas te dhenave konsumi ditor i energjise elektrike gjate dites se djeshme eshte llogaritur ne rreth 19,7 milione kwh. Mesohet se gjithe kjo sasi ne masen 10,5 milione kwh sigurohet nga prodhimi vendas dhe pjesa tjeter eshte energjia e importit.
Situata
Reshjet e ketyre diteve te fundit kane sjelle nje permiresim te lehte te situates hidroenergjetike ne kaskadat e hidrocentraleve. Renia e ndjeshme, qe po pesonin liqenet nga shfrytezimi per prodhim energjie, ka filluar te stabilizohet gjate ketyre dy diteve te fundit. Keshtu, mesohet se niveli dje ne Hidrocentralin e Fierzes ka arritur ne 265.18 m dhe po rritet me 17 cm ne dite. Nderkohe, situate e njejte paraqitet edhe ne HEC-in e Komanit dhe ate te Vaut te Dejes, ku sipas specialisteve te Divizionit te Prodhimit niveli po shkon drejt permiresimit. Nga ana tjeter pritet qe me uljen e vazhdueshme te temperaturave, te kete nje rritje te metejshme te konsumit ditor te energjise, cka do te thote shtim te prodhimit vendas.