E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit, risia e fushatës së PS konferencë me “iPAD’

DURRËS- Fushata elektorale sa vjen dhe bëhet edhe më e ‘nxehtë’ mes kampeve kryesore, ndërkohë që me afrimin e zgjedhjeve të 23 qershorit nuk mungojnë edhe risitë.

Kreu i PS-së Edi Rama është lidhur në transmetimi direkt me mediat me “iPAD’ e tij gjatë udhëtimit elektoral drejt qytetit bregdetar të Durrësit ku do prezantojë kandidatët e PS-së për këtë qark.

Rama zhvilloi një konference krejt të pazakontë me gazetarët gjatë udhëtimit të tij për në qytetin bregdetar të Durrësit, ku pritet të zhvillojë një aktivitet elektoral të radhës. Kreu i PS-së, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me listën e kandidatëve të PD-së, për zgjedhjet e 23 qershorit.

Rama e cilësoi listën e PD-së “një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohërave”.

“Është një listë spektakolare për ngas shprehja e të mbyturit për tu kapur pas fijes së barit. Është një listë në këndvështrimin përbuz elektoratin e PD-së, ata të cilët janë të prirur të votojnë, dhe me këtë listë trajtohen si mish për top. Pa llogaritur faktin që vijnë edhe mesazhe të natyrës, mos na ngacmoni se aty na keni pas 23 qershorit”, komentoi Rama gjatë transmetimit nëpërmjet Skype, 

Rama komentoi edhe sulmet e mazhorancës ndaj botuesit Koço Kokëdhima, të cilin PS e ka kandiduar të 3-tin në qarkun e Vlorës.

“E vërteta është se sulmet e Saliut ndaj botuesit të gazetës ‘Shekulli’ janë shumë të hershme, kjo lidhet me domosdoshmërinë e makinerisë propagandistike të PD-së për të përbaltur”, theksoi Rama.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Listat, Rama: Mirënjohje atyre që treguan se përkatësia politike s’lidhet me karrigen PD, Bogdani: Kokëdhima arkitekti i taksës progresive, vetë nuk i paguan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›