Topalli thirrje të rinjve: Votoni PD që Rama të mos mbajë më peng integrimin

TIRANË- Të rinjtë demokratë kanë organizuar sot një festën në Bulevard me rastin e 9 majit, Ditës së Europës. Me këtë festë, të rinjtë demokratë kërkuan votimin e tre ligjeve të bllokuara nga kryesocialisti Edi Rama.
Në mënyrë simbolike ata ftuan Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli për të votuar në mes të qytetit të Tiranës, me karton jeshil tre ligjet për marrjen e statusit kandidat.
Sipas kryetares së Kuvendit Topalli ato mbahen peng vetëm nga Edi Rama, i cili sic tha ajo po bllokon integrimin e vendit.
Kryeparlamentarja më tej ftoi vajzat të votojnë për këto ligje.
“Të gjithë pro, Edi Rama kundër, asnjë abstenim, miratohet. Ky është votimi më i bukur që unë kam patur ndonjëherë. Gëzuar festën e Europës, gëzuar festën tuaj”, tha ajo pasi pa që të gjitha vajzat kishin në dorë kartona jeshilë.
Sipas Topallit, vota e të rinjve që votojnë për herë të parë do jetë për PD-në, me qillim sic tha ajo, që askush të mos mbajë peng rrugën e tyre drejt Europës.
“Më 23 qershor ju do bëni të mundur me votën tuaj, ju votoni për herë të parë që askush më të mos guxojë ta marrë peng rrugën drejt integrimit. Ju më 23 qershor do votoni pro Europës, pro Shqipërisë në Europë, pro të ardhmes tuaj, pro Partisë Demokratike. Gëzuar festën e Europës të gjithëve”, vijoi Topalli.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Topalli thirrje të rejave: Votoni PD që Rama të mos mbajë më peng integrimin