Nismëtarët: Presin një përgjigje zyrtare nga KQZ-ja

Në rast se rrëzohet kërkesa, sipas tyre ajo do të ridepozitohet pas rregullimeve ligjore
12 kërkuesit e referendumit deklarojnë se nuk kanë lidhje me partitë politike
Grupi nismatër për zhvillimin e refendumit për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit gjatë daljes së parë publike shprehu optimizmin se Komisioni Qendor i Zgjedhjeve do e marrë në konsideratë kërkesën e tyre.
Gjithsesi nismëtarët kërkuan prej kreut të kryetarit të KQZ-së që vendimi për pranimin se jo të kërkesës së tyre për referendum ta bëjë më parë në rrugë zyrtare. Sipas nismëtarëve të kërkesës për referendum, ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin vetë për fatin e tyre.
Ata u shprehën se janë ende të një përgjigjeje nga KQZ dhe se në ditët në vazhdim do të marrin vendime për hapat e mëtejshëm që do të ndjekin. Edhe nëqoftëse kërkesa e tyre do të refuzohej nga ky institucion për shkak të parregullsive në aspektin juridik, ata deklaruan se nuk do të heqin dorë dhe do e ridepozitojnë në KQZ.
Ndërkohë 14 nismatërt e kërkesës për referendum theksuan se nuk kanë lidhje me asnjë subjekt politik dhe se kërkesa e tyre për referendum ku ftohen qytetarët për të dhënë mendim nëse duhen hetuar zgjedhjet ose jo, sipas tyre është thjesht një detyrim qytetar.
Deklarata
Nismëtarët u shprehen se iniciativa e tyre për referendum me qëlllim marrjen e mendimit edhe të qytetarëve nëse kutitë duhet të hapen ose jo nuk ka lidhje me kërkesën e ndonjë partie politike.
"Unë mund tu them se është një nismë e thjeshtë qytetare pasi nuk i marrim rrogat në selitë e partive politike, kemi profesione të ndryshme. Në të ardhem do të kemi referendume për arsimin shëndetësisë, për mjedisin, për sheshet tona. Pra ne nuk jemi asnjë anëtarë të ps apo pd , jemi thejst qytetarë të këtij vendi", theksuan nismëtarët.
Sipas tyre ky ishte momenti më i mirë për të kërkuare një referendum për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit sepse për ta ka një vit që klasa politike ka dështuar në zgjidhjen e kësaj krize. Ata deklaruan se kriza politike po pengon procesin e liberalizimit të vizave dhe në të njëjtën kohë po pengon procesin e integrimit të Shqipërisë në Evropë.
Grupi i nismëtarëve u shpreh se populli nuk mund të presi në pafundësi që klasa politike të zgjidhi këtë krizë ndërkohë që klasa politike që e drejton sipas tyre ka dështuar.
"Deri tanii se ka zgjidhur kështu që ne besojmë në parimin që populli është sovran, që ka të drejtën për të ndërhyrë aty ku përfaqësuesit dështojnë dhe për këtë arsye ne vendosëm se është një moment i duhur",sqaruan nismëtarët.
Për 14 qytetarët të cilët vijnë nga fusha të ndryshme të jetës, një nismë e tillë ka për qëllim që populli të shprehë qëndrimin e tij përsa i përket kësaj ideje. Nismëtarët thanë se e ndërmorën këtë veprim për ti dhënë fund krizës politike një vjecare në vend.
"Kushtetuta e Shqipërisë vë në dispozicion të shoqërisë shqiptar referendumin si një instrument për të shfryrë në mënyrë të kontrolluar këtë presion të lartë që është ndërtuar brenda sistemit tonë politik nga dështimet e negociatave", theksoi Alban Guri, anëtar i grupit nismëtar për referendum. Nismëtarët deklaruan se kërkesa e tyre është e ligjshme dhe për ktë qëllim nuk ka arsye që të rrëzohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Juridiksht kërkesa mbështete te Kodi Zgjedhor. Sipas tyre kërkesa mbështetet në ligjin Nr 9097 që administron referendumet. Grupi i qytetarëve që kanë dorëzuar nismën për referendum i cilësuan deklaratat në media të kreut të këtij institucioni si joprofesionale.
"Unë mund tu them se kam lexuar komentet e kreut të KQZ-së zotit Ristani i cili ka thënë se do e kthej për mangësi ligjore.
Mua më duket një veprim jo profesional se i njëjti person ka deklaruar se nuk do të shqyrtohen nga KQZ-ja deri në shtator", deklaroi Alban Guri.
ë rats rrëzimi të kërkesës për referendum, sipas nismëtarëve ajo do të ridepozitohet pasi Kodi Zgjedhor e lejon një mundësi të tillë. " Kodi zgjedhor e përcakton qartë se për çfarë arsyeje mund ta rrëzojë KQZ-ja dhe ka një procedurë e cila thotë se ne kemi të drejtë për të përmbushur ato mangësi ligjore që ne mund të kemi.
Ne do e fusim përsëri pasi të plotësohen ato mangësi ligjore" sqaruan 14 qytetarët që kanë paraqitur kërkesën për referendum për hetimin e zgjedhjeve parlamentare .
Ata shprehën bindjen se nëse do të ketë vullnet nga klasa politike dhe nga institucionet shtetërore, procesi për zhvillimin e referendumit mund të realizohet sipas tyre me shpejtësi.
Kërkesa
Në kërkesën e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qytetarët ftohen për të votuar nëse duan të rinumërohen apo jo fletët e votimit të zgjedhjeve të kaluara. Tre janë pyetjet që shtrohen në kërkesën e paraqitur në KQZ të cilave qytetarët u dehet që ti përgjigjen me PO ose Jo.
Në pyetjen e parë qytetarët pyeten nëse duhen rinumëruar fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Ndërkohë që dy pyetjet e tjera lidhen se kush do të merret me rinumërimin e fletëve.
Qytetarëve u paraqiten dy mundësi të numërimit të votave, nga KQZ-ja ose nga shoqëria civile. Në letrën e drejtuar KQZ , nismëtarët sqarojnë se letra e tyre për referendum përfaqëson një kërkesë për referendum, në mënyrë që ti jepet fund sipas parimeve demokratike krizës politike që ka mbërthyer sistemin politik shqiptar.
Proçedura
Në rast se KQZ pranon kërkesën pas kësaj fillon procedura konkrete e realizimit të procesit refendar që do të thotë nismëtarët pajisen me fletët e nevojshme për të mbledhur firmat e 50 mijë votuesve.
Pas kësaj është KQZ-ja që shqyrton në mënyrë formale dokumentacionin dhe i dërgon presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin përkatës për të filluar procedurën e organizimit të referendumit dhe më pas presidenti ka të drejtë që të dekretojë datën e zgjedhjeve.
Por në rast se KQZ-ja nuk e konsideron të ligjshme, nismëtarët kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës për ta atakuar këtë vendim dhe në këtë rast nuk ka afat kohor se kur gjykata do të marrë në shqyrtim këtë kërkesë.