E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nistelrooy: Ronaldo s‘është arrogant

Ish përfaqësuesi holandez, Ruud van Nistelrooy e ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij tek Real Madridi gjatë sezonit 2009/10, Cristiano Ronaldo, duke insistuar se përfaqësuesi portugez nuk është person arrogant.

“Kurrë nuk e kam parë si një djalosh arrogant. Ai ishte mendjemadh, por gjithmonë është sjellë në mënyrë të duhur dhe bënte shaka”, theksoi ish futbollisti i Manchester Unitedit për Algemeen Dagblad.

“Kam folur me të siç flasin sulmuesit me njëri tjetrin. Dhe, ai i ka kuptuar gjërat. Është i çmendur pas lojës dhe gjithmonë dëshironte të bëhet lojtar perfekt. Ka punuar shumë dhe ja ku është sot”, shtoi Van Nistelrooy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›