E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisur nga shqetësimi i drejtuesve te Teatrit Kombetar në lidhje me rikonstruksionin e godinës së këtij teatri, u bejme te ditur se Ministrja Arta Dade është njohur me këtë shqetësim dhe po e

Nisur nga shqetësimi i drejtuesve te Teatrit Kombetar në lidhje me rikonstruksionin e godinës së këtij teatri, u bejme te ditur se Ministrja Arta Dade është njohur me këtë shqetësim dhe po e ndek problemin me perparesi. Ajo ka pare me vemendje edhe letren që drejtori i teatrit z Agim Qirjaqi i ka drejtuar lidhur me kete ceshtje.
Sapo ka marrë detyrën ne krye te dikasterit te kulturës, Ministrja ka ngritur një grup pune, i cili po shqyrton procedurat ligjore të tenderit të zhvilluar për rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtar nje dite përpara se Ministrja të merrte këtë detyre.
Ministrja Arta Dade shpreson në mirëkuptimin e drejtuesve të Teatrit Kombëtar dhe të komunitetit të artistëve për t'u dhënë zgjidhje të gjitha problemeve në rrugë ligjore, në mënyrë transparente dhe publike.
Megjithate duke marre parasysh rendesine e problemit, kompleksitetin e tij dhe impaktin qe ai ka ne te gjithe ecurine e jetes kulturore dhe artistike ne vend Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve ben thirrje per me shume maturi dhe vetepermbajtje .
Ministria siguron edhe njehere komunitetin e artisteve per vullnetin e saj maksimal per shqyrtimin me pergjegjesi dhe objektivitet te te gjitha problemeve qe ka sot kultura dhe arti shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›