E Diel, 1 Nëntor 2026

Nivel i ulet investimi vetem 20 milione leke per argjinaturat

9-mujori Realizimi i investimeve nga Bordet e Kullimit 27 ose 900 milione leke me pak

Nuk mjafton shkurtimi i fondeve dhe bllokimi i tyre por kemi tashme edhe mosrealizimin e investimeve nga Ministria e Bujqesise per kullimin e ujit rehabilitimin e hidrovoreve sigurine e lumenjve dhe mbrojtjen nga permbytjet.

Realizimi i shpenzimeve 9-mujore per programin qe menaxhohet nga Bordet e Kullimit qe perfaqeson rreth 362 per qind te totalit te buxhetit vjetor te kesaj ministrie sipas zerave kryesore krahasuar me planin vjetor rezulton me nivel te ulet investimi prej 27.4 perqindesh kurse shpenzimet e tjera jane 69 per qind.

Konkretisht per rikonstruksionin e argjinaturave ishin planifikuar per tu investuar rreth 77 milione leke por ne fakt realizimi deri ne muajin tetor ishte rreth 20 milione leke. Shkak per nivelin e ulet te investimeve jane bere deshtimi i tendereve dhe bllokimi per njefare periudhe te fondeve si pasoje e krizes financiare ne buxhet. Ne fillim te vitit buxheti per investimet ne kategorine e mbrojtjes se lumenjve permes argjinaturave dhe kullimit te ujit ishin rreth 172 milione e 500 mije leke por ne qershor u reduktua me rreth 105 milione leke. Me pak investime per kete sektor perkthehet ndryshe sipas raportit rreth 900 milione leke me pak per rehabilitimin dhe ndertimin e projekteve te reja dhe ekzistuese.

Buxheti per programin Infrastruktura e Kullimit dhe Ujitjes qe menaxhon mbrojtjen dhe sigurine nga lumenjte ka ndryshuar tre here brenda vitit 2010. Ne planin e pare sipas PBA-se buxheti per kete program ishte 2 miliarde e 682 milione leke kurse ne realitet u vendos te ishte nje buxhet prej 2 miliarde e 348 milione lekesh. Deri ne fund te muajit shtator nga i gjithe fondi i vene ne dispozicion u shpenzuan 471 milione e 166 mije leke kurse diferenca e mbetur per muajt e tjere ne fund te vitit eshte rreth 18 miliarde leke. Duhet thene se buxheti ne teresi i Ministrise se Bujqesise eshte ne total 6.4 miliarde leke kurse realizimi si 9-mujor eshte rreth 53 per qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›