Bibliotekat ne sfide me teknologjine
Shoqata e Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise ne bashkepunim me Akademine e Shkencave dhe Institutin e Shkences se Informacionit ne Maribor te Sllovenise kane organizuar nje konference per sfidat qe shtron para bibliotekave shqiptare rritja e kerkeses per informacion. Nga ana tjeter dixhitalizimi mbetet nje proces ende i larget per bibliotekat e qyteteve
Dikur skedat e mbushura me te dhena librash ishin i vetmi informacion i bollshem per lexuesit. Kesisoj edhe bibliotekat. Keto 20 vite nga njera ane keto institucione kane vuajtur tranzicionin nga ana tjeter vihen perpara kerkeses qe shtron zhvillimi i teknologjise se informacionit. Situata aktuale dhe sfidat e zhvillimit kane qene objekti i nje konference te organizuar nga Shoqata e Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise ne bashkepunim me Akademine e Shkencave dhe Institutin e Shkences se Informacionit ne Maribor te Sllovenise me pranine e specialisteve shqiptare dhe atyre te ardhur nga Sllovenia Sarajeva Serbia Bullgaria etj. Cili eshte qellimi i kesaj konference Ne kushtet e rritjes se kerkesave per informacion bibliotekat e ndiejne per detyre te cojne perpara teknologjine e informacionit dhe komunikimit. Eumlshte e domosdoshme qe ato te bashkepunojne per te shkembyer informacion pasi edhe rrjeti boteror i shoqerise se informacionit kerkon dimensione dhe angazhime te reja bashkepunimi. Per kete arsye organizojme konferencen e sotme per te terhequr vemendjen dhe opinionin e punonjesve te bibliotekave te Shqiperise dhe te drejtuesve te organeve qeveritare se bibliotekat jane institucione te rendesishme dhe duhen trajtuar si te tilla shprehet Tefta Buzo kryetare e Shoqates se Punonjesve te Bibliotekave te Shqiperise. Sipas Buzos pas vitit 1995 bibliotekat e vendit tone perfshire ketu ato publike dhe universitare jane pajisur me kompjutere ne te cilet eshte instaluar nje program i posacem i dhuruar nga UNESCO per pergatitjen e informacionit elektronik. Bibliotekat kane nje kohe te gjate qe punojne me kete program. Pasi kane krijuar nje informacion te konsiderueshem eshte koha qe kete informacion ta shkembejne bibliotekat brenda vendit mes njera-tjetres e pastaj me biblioteka te tjera jashte vendit. Eumlshte domosdoshmeri qe ky informacion te qarkulloje e te jete i hapur per te gjithe thote Buzo. Sipas saj bibliotekat sot vuajne serish mungesen e financimit por jane sot ne standarde me te mira per sa i perket edhe pasurimit te tyre. Buzo e justifikon kete me problemet madhore te qeverise sic eshte infrastruktura por nga ana tjeter pranon se nje qytetar i formuar eshte garanci per shoqerine demokratike. Sot eshte nje moment i favorshem ne pasurimin e bibliotekave sepse jane ndergjegjesuar institucionet perkatese qe nga Ministria e Arsimit e Kultures apo bashkite perkatese nga varen bibliotekat. Periudha e tranzicionit ka bere punen e vet edhe ne keto institucione. Per shume arsye jane krijuar boshlleqe ne pasurimin e fondeve. Kjo lidhet me decentralizimin e enteve botuese deri sa kaluan ne biznes te plote bibliotekat po shkaterroheshin nuk ishin ne pozicione sherbimi ka pasur biblioteka qe arriten te merrnin vetem gazetat kryesore dhe shume pak libra. Nje pjese e bibliotekave te komunave nuk merrnin fare. Kjo faze eshte kaluar sot thote Buzo. Por pertej ketyre zhvillimeve ne shume qytete bibliotekat kane ende problemin e gjendjes fizike te godinave dhe mungeses se hapesirave per sistemimin e fondit. Kjo nis ne fakt qe nga Biblioteka Kombetare ne Tirane. Nga ana tjeter sipas Buzos bibliotekat publike pavaresisht perpjekjeve nuk jane ende ne standardet qe rekomandojne organizmat nderkombetare per sa i perket bazes materiale sasise se librave per numer banoresh dhe pajisje teknologjike. Nderkohe dixhitalizimi i fondit mbetet nje sfide per bibliotekat e qyteteve. E para qe ka ndermarre kete proces eshte Biblioteka Kombetare ne Tirane me dixhitalizimin e botimeve te rralla qe ndodhen neper biblioteka disa periodikeve dhe doreshkrimeve. Kjo u jep mundesine lexuesve te shfletojne materiale qe nuk u kane rene me para ne dore per arsye te rezervimit botimeve te rralla kopjeve te vetme apo per arsye se nje pjese jane materiale te brishta qe mund te tharmohen.
Gjate kesaj konference shoqata ka prezantuar dhe ka shperndare falas per te pranishmit standardet nderkombetare per pershkrimin bibliografik te materialeve qe hyjne ne biblioteka kryesisht per materialet si videot CD e te tjera. Kete e kemi pergatitur nga nje pune shumevjecare e specialisteve ne fushen e bibliotekave me Institutin e Shkences se Informacionit ne Slloveni dhe specialiste nga Kosova per te unifikuar terminologjine e gjithcka ne menyre qe materialet te jene te perdorshme jo vetem ne Shqiperi por ne te gjitha vendet shqipfolese thote Buzo.
Sipas saj sfide per bibliotekat shqiptare mbetet perdorimi i teknologjive ndertimi i sherbimeve te reja bashkepunimi me biblioteka analoge. Nga sondazhet e fundit te bera nga shoqatat me perdorimin e teknologjise se informacionit eshte shtuar numri i frekuentuesve ne biblioteka por arritja e tyre ne standarde nderkombetare kerkon investime.