Niveli i ujit ritet me 10 cm vërshon 800 m në Shkodër
13/01/2010 Shtohet numri i pompave. Situata s’njeh përmirësim. Vijnë ekspertë italianë
Dita e 15 e përmbytjeve, ka përkeqësuar akoma më shumë situatën problematike në lagjet e Shkodrës, ku si pasojë e mos uljes së nivelit të lumit Buna dhe liqenit të këtij qyteti, gjëndja në rrugët e disa lagjeve çdo ditë e më tepër po përkeqësohet. Pikërisht në këto rrugë, niveli i ujit dje ka pësuar një ritje të ndjeshme me rreth 10 cm, gjë që ka sjellë vërshimit e tij në zona të tjera të qytetit, duke zgjeruar kështu hartën e përmbyrtjeve në këtë zonë. Në disa prej tyre, uji ka arritur deri në 70 centimetra, duke përparuar gati 800 metra brenda në qytet. Në gjëndje më të rënduar paraqiten lagjet në afërsi të lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës. Megjithëse në dispozicion për largimin e ujit janë vënë pompa të fuqishme si dhe janë pastruar të gjithë kolektorët, sasia e ujit nuk ka “nguruar” të ulet, por përkundrazi ajo ka vazhduar të ritet. Kjo gjë ka bërë që në alarm të vihen qytetarët e Shkodrës si dhe drejtuesit e Komitetit të Emergjencave në këtë qytet, të cilët kanë vendosur të shtojnë numrin e pompave në stacionin e Dobraqit, me shpresën e normalizimit të situatës brenda lagjeve të qytetit verior. Ndërkohë për shmangien e ndonjë tragjedie policia dhe ushtria kanë shpallur zonat si: Obot, Dajç, Ana e Malit, Bërdicë, Bushat, Velipojë, Shirgj, Samrishtë e fshatra të tjera, si zona me rezikshmëri të lartë dhe për pasojë nuk lejohet të hyjë asnjë banor në zonë, pasi i ndruhen ndonjë fatkeqësie të mundshme. Për evakuimin e banorëve në këto zona, tagri i ndërhyrjes i është lënë vetëm ushtrisë dhe efektivave të policisë, ndërsa për sa i përket evakuimeve private kjo gjë është ndaluar reptësisht. Gjithashtu dje kanë vazhduar operacionet humanitare nga ajri dhe toka, për furnizimin me ushqime të popullsisë së evakuar dhe gjësë së gjallë. Të gjitha operacionet, ku pjesë kanë marrë edhe forcat e huaja, janë monitoruar nga ministrat: Lulzim Basha, Arben Imami, Petrit Vasili, Sokol Olldashi, Genc Ruli dhe zv/ministri i mbrojtjes Arjan Starova, të cilët prej 1 janarit janë duke drejtuar forcat në teren. Ndërkohë që ditën e djeshme kanë ardhur një grup specialistësh Italiane nga Mbrojtja Civile Italiane me porosi të Këshilltarit përsonal të Bërluskonit të shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Digave në Shqipëri Erjon Kalaja. Këta specialistë do të shikojnë mundësinë e ndërhyrjes në argjinatura dhe diga në të gjithë zonën e përmbytura, me qëllim normalizimin sa më parë të situatës. Ndërsa për sa i pëket zërave për fillimin sa më parë të hetimeve për hapjen e portave të tre HEC-ve, në kaskadën e Drinit, zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme Holta Zhiti ka thënë për gazetën se nuk ka asnjë koment lidhur me këtë çështje.
Tabela për gjendjen në Qarkun Shkodër
Nr Njësia vendore Tokë e përmbytur Përsona të evakuar Shtëpi të përmbytura
1 B. Shkodër 250 ha 586 330
2 K. Dajç 2000 ha 2000 1187
3 K. Ana Malit 1200 ha 282 180
4 K. Velipojë 2000 ha 25 50
5 K. Bërdicë 1900 ha 810 368
6 K. Guri Zi 1000 ha 730 210
7 K. Bushat 1700 ha 312 150
8 K. Qendër, M.Madhe 50 ha 10 8
9 K.Rrethina 300 25 16
Gjithsej 10.400 ha 4780 persona 2499 shtëpi
Tabela për nivelin e ujit në HEC-e
HEC K. max. lejuar(m) K. orare(m) Dif. Kuotave orare(cm) Prurjet orare(m3/sek) Prodhimi orar(MË)
Fierze 296.00 290.48 -2 570 440
Koman 175.00 170.43 -3 170 580
V.Dejes 76.00 74.15 +1 120 250
Ulez+Shkopet 128.80 128.00 0 45 45
HEC e tjere 43
Derdhje uji Fierze Koman V.Dejes Ulez Shkopet
Porta (m3/sek) 450 500 700 0 100
Agr (m3/sek) 440 600 566 64 80
Total (m3/sek) 890 1100 1266 64 180
Tabela me ndihmat e dhëna
Në komunën Velipojë
· 5 ton ujë
· 400 pako ushqime
· Monitorimi konstant, rinforcimi dhe verifikimi i argjinatures te zones se Reqit nga ana e Forcave te Armatosura.
· Transportimi i transformatorit te fshatit Ças te komunes Velipoje.
· 3 lundra.
Në komunën Berdice:
· 450 pako ushqim
· 3 Ton Uje
Në komunën Bushat:
· 400 pako ushqimore
· 3 Ton koncentrat për bagetine,
· 1 gjenerator per 50 familje
· 1 lunder me motorr.
· 35 çadra
· 150 palë çizme
Në komunën Dajç:
· 10 Ton Ujë,
· 700 pako ushqimore
· 7 Ton koncentrat për bagetine,
· 100 pelerina.
· 50 çadra
· 200 palë cizme
Në bashkine Shkodër:
· 80 pako ushqimore
· Furnizimi për konviktet për 3 tre dite.
· 2 (dy) lundra
· 1 (nje) ton hipoklorit për dizinfektim.
· Pastrimi i panderprere i pusetave dhe kanalizimeve e ujrave te perdorura (te punohet ne çfaredolloj kondite meteorologjike).
Ne Komunen Rrethina:
· 40 pako ushqimore
· 2 (dy) ton koncentrat.
Në Komunen Ana e Malit:
· 4 Ton Ujë
· 200 pako ushqime
· 3 Ton koncentrat
· 5 Lundra