E Shtunë, 31 Tetor 2026

E merkura e Arkivit me Dashnoret e Verones

Ne vijim te aktiviteteve te tij AQSHF ia ka rezervuar muajin shkurt filmit francez te viteve 50 - lsquo60. Ne bashkepunim me Ambasaden Franceze ne Tirane jane perzgjedhur kater filma te rendesishem te kinemase franceze te ketyre viteve. Pergjate ketij muaji do te shfaqen cdo te merkure ora 1200 dhe te merkuren e fundit me 23 shkurt ora 1200 dhe 1700 filmat Dashnoret e Verones i regjisorit Andre Cayette ne vigjilje edhe te festes se te dashuruarve 14 shkurtit.

Ndersa ne vijim te ketij aktiviteti te rendesishem do te shfaqen edhe filmi i regjisorit Gilles Grangier Komisari Megre ne 16 shkurt ne oren 1200. Me pas me 23 shkurt ora 1200 eshte radha e nje kryevepre te kinemase franceze Fan Fan Tulipan me aktoret e medhenj Xherar Filip dhe Xhina Lolobroxhida nje film qe ka thyer dyert e kinemase shqiptare per kohen kur u shfaq ne vitet lsquo70. Per ta mbyllur me filmin tjeter Hije dhe drite te regjisorit Henri Calef me aktoren e famshme Simone Signoret qe do te shfaqet me 23 shkurt ora 1700 gjithmone ne sallen e kinemase se AQSHF. Keta filma qe ruhen ne arkiv ne nje gjendje shume te mire dhe kane pasur shume sukses ne kinemate e kryeqytetit e te Shqiperise ne vitet lsquo70 80 pasi kane hyre ne Shqiperi ne vitet lsquo70 ne kohen kur u lejua nga regjimi te blihej nje sasi filmash franceze me tema sociale e historike. Muaji i kinemase franceze i paraprin aktivitetit me te madh kulturor francez ne vendin tone Pranveres se frankofonise qe zhvillohet cdo vit duke filluar nga data 19 mars.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›