E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Gjelosh Gjokaj ne Tirane

Për herë të parë piktori shqiptar nga Mali i Zi Gjelosh Gjokaj mbërin në Tiranë me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Shejza” titullohet cikli me 50 tablo të cilat artisti i njohur i prezanton për shqiptarët e Shqipërisë.

"Unë jam shqiptar i vërtetë dhe gjithmonë kam pasur dëshirë për tiu prezantuar publikut tim. Për këtë arsye jam aq i kënaqur që sot e shoh veten me 50 punime dhe shoh veprimtarinë time me sy tjetër", u shpreh piktori Gjelosh Gjokaj. Tablotë janë krijimtari e shatë, apo tetë viteve të fundit dhe sipas autorit, piktura abstrakte është periudha më e elitare e jetës së tij si piktor. "Tani këtu më duket se kam arritur një farë kulminacioni me krijimitarinë, sidomos abstrakte dhe ju e shihni që kjo është 95 për qind figurative, abstrakte", vijoi Gjokaj.

Gjelosh Gjokaj  prej vitesh jeton në Gjermani. Muza e pikturës nisi në Kosovë, por u forcua në Romë e Gjermani pas takimeve që Gjokaj ka pasur me artistë të mëdhenj si Pikaso.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›