Sqarim për opinionin publik nga "Eagle Mobile"
Eagle Mobile sqaron se kjo kompani nuk i përket në asnjë mënyrë kësaj kategorie dhe se përfshirja në këtë listë është e gabuar. Duke patur parasysh rëndësinë e saj ne treg, pritshmërinë e qindra mijëra abonentëve Eagle sqaron:
• Çalik Holding e ka blerë Albtelecom më dt 16.06.2007, kontrata e cila u ratifikua me ligjin nr. 9785 të datës 19.7.2007 (me emër: Për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Albtelecom”). Eagle Mobile nuk kishte aktivitetet tregtar megjithëse ishte themeluar që më dt. 24 Tetor 2003 si një kompani shtetërore. Për këtë arsye në ligjin e privatizimit shteti ka garantuar se nuk do të ndërhyjë për prishjen apo çregjistrimin e shoqërisë duke i dhënë asaj kohën e nevojshme të fillimit të aktivitetit, ashtu siç u është dhënë kohë edhe kompanive të tjera.
• Shteti shqiptar zotëron rreth 16 % të aksioneve të kapitalit të Albtelecom dhe është indirekt aksioner i Eagle Mobile.
• Eagle ka vetëm 18 muaj në treg (e jo 3 vjet) dhe është një kompani në fazë investimi. Ajo hyri në treg më 12 Mars 2008, që është edhe data e nisjes së aktivitetit tregtar. Aktualisht më shumë se 50 milionë Euro janë investuar në infrastrukturën e kësaj kompanie anekënd vendit dhe investimi do të vazhdojë dhe kjo shifër do të rritet. Eagle Mobile shënon sot 530 000 abonentë në shkallë republike. Aktualisht më se 260 punonjës direktë punojnë pranë shoqërisë ndërsa më se 150 të tjerë punojnë për nën-kontraktorët. Ndërkohë Eagle Mobile ka çelur 48 dyqane në rang vendi dhe dhjetra pika të tjera shitjeje.
• Eagle Mobile ka mbuluar tashmë 90,7 % të territorit dhe 97 % të popullsisë së republikës, gjë e arritur në një kohë rekord.
• Plani i investimit të kompanisë është i monitoruar nga qeveria shqiptare në përputhje me planin e biznesit të kontratës së shitjes së aksioneve.
• Eagle Mobile ka ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të telefonisë celulare, thirrjeve zanore, SMS dhe internetit gjë e konfirmuar së fundi edhe nga raporti i AKEP.
• Eagle Mobile ka sjellë teknologjinë më të fundit në fushën e telefonisë celulare. Në një kohë rekord u mbulua territori i vendit me sinjal. Eagle solli teknologjinë EDGE, me e shpejta dhe aktualisht e përdorura në perëndim. Eagle është gati për teknologjinë më të përparuar 3G (Gjenerata e tretë).
• Dhjetra shërbime të reja kanë ardhur me Eagle Mobile në Shqipëri e mund të gjenden në çdo dyqan të kompanisë. Eagle Mobile solli konkurrencën në fushën e telefonisë celulare.
• Eagle Mobile nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj autoriteteve shtetërore dhe ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj autoriteteve tatimore.
• Eagle Mobile është ne gjendje të plotë paguese dhe do të vazhdojë të investojë. Arsyeja pse nuk ka ende fitim, është se në vitet e para të operimit të një kompanie të gjitha burimet fokusohen te investimet dhe rritja.
Eagle Mobile, kompania më rinore e telefonisë celulare, është një histori suksesi në tregun shqiptar. Në një kohë shumë të shkurtër arritjet u vlerësuan edhe nga vetë kryeministri Sali Berisha, në ceremoninë e 1 vjetorin e kompanisë më 12 Mars 2009.