E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ministër iranian në listën e Interpolit

BBC bën të ditur se Ahmad Vahidi është një prej të kërkuarve të Interpolit që prej vitit 2007, pas sulmit që vrau 85 persona në Buenos Aires.

Policia ndërkombëtare ka njoftuar 187 vendet anëtare për urdhrin e arrestit të lëshuar ndaj Ahmad Vahid, i cili u emërua të mërkurën Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri të presidentit Ahmadinexhad.
I
zraeli dhe Argjentina u shprehën të shqetësuar në lidhje me emërimin e tij në këtë post.
“Ky është një tjetër tregues që vërteton se Ahmadinexhadi është një person me të cilin nuk mund të merresh,”- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Andi Dejvid.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›